Tre ushqimet më të mira që forcojnë sistemin imunitar

Dietologët e njohur kanë zbuluar 3 ushqimet me më shumë lëndë ushqyese, që forcojnë sistemin imunitar.

Këto 3 ushqime janë luleshtrydhet, qiqrat dhe bajamet.

Luleshtrydhet janë të mira për sistemin imunitar sepse janë një burim i mirë i vitaminës C.

Ekspertët rekomandojnë që të konsumoni luleshtrydhe organike, pasi, duke qenë se nuk u hiqet lëkura, mund të jeni më të ekspozuar ndaj pesticideve nëse i blini luleshtrydhet joorganike.

Bajamet janë gjithashtu të mira për sistemin imunitar pasi janë një burim i mirë i vitaminës E.

Ndërsa një filxhan me qiqra siguron 25% të dozës së zinkut që ju duhet çdo ditë, një lëndë ushqyese shumë e rëndësishme për sistemin imunitar.


Shtuar 15.03.2023 15:37