Dy banorë të rinj i janë shtuar shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Pak para se të mbaronte spektakli i mbrëmjes së djeshme, Arbana Osmani prezantoi dy banorët.
I pari ishte modeli Gerti Koxha, ndërsa tjetri është këngëtari i njohur, Lorenc Hasrama. Por ky i fundit u shpreh se e ka në plan që të rrijë gjatë pasi ka marrë shumë rroba me vete.
Me të hyrë në shtëpi jashtë filloi zhurma, pasi ishte ish banori i BB, Anaid Kaloti i cili zbuloi se Lorenci është ish i dashuri i Keisit.
Në fakt edhe regjia e Big Brother nuk la më pak dyshime pasi në momentin e hyrjes së Lorencit fokusoi takimin me Keisin dhe gjithashtu reagimin e ngrirë të Sabinit. Videon e këtyre dy momenteve e gjeni më poshtë./albeu.com/