Përfundon takimi Meta-Kim, kreu i PL i shqetësuar për situatën në parlament

Ambasadorja e Shtevete të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim ka zhvilluar ditën e sotme takime me përfaqësuesit e partive politike në Shqipëri në kuadrë të zgjedhjeve lokale të 14 majit.

Takimin e parë Kim e zhvilloi me sekretarin e Përgjithshëm të PS-së, Damian Gjiknuri në selinë rozë, ndëra më pas u takua me kreun e grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj në Kryesinë e Kuvendit.

ndërsa pak minuta më parë ka dalë nga selia e PL, ku zhvilloi një takim me kreun e kësaj partie, Ilir Mtën.

Zyra e shtypit e PL ka zbardhur takimin mes Metës dhe Yuri Kim.

Gjatë takimit Meta ka nënvizuar situatën e rëndë të krijuar në parlamentin e Shqiëprisë, për shkak të bllokimit antikushtetues dhe të paligjshëm nga ana e qeverisë.

Bllokimi i Komisioneve Hetimore, interpelancave dhe një serie projektligjesh të propozuara nga Partia e Lirisë, por edhe nga partitë e tjera të opozites, do të thotë rrëmbimi defakto i Parlamentit nga Qeveria, duke synuar asgjësimin e kontrollit mbi qeverisjen si dhe bllokim i adresimit në Kuvend të shqetësimeve shumë të mëdha të qytetarëve në lidhje me qeverisjen, e veçanërisht më korrupsionin.

Gjithashtu ai përmendi edhe shqetësimet e shumta, të ngritura edhe nga organizata jofitimprurëse, mbi përdorimin skandaloz të administratës shtetërore, financimeve të buxhetit të shtetit, por dhe veprimtari të tjera klienteliste, në funksion të manipulimit dhe shitblerjes së votës, që lidhet drejtpërdrejtë me zgjedhjet e 14 Majit.

Meta përshëndeti në mënyrë të veçantë angazhimin e fokusuar të DEA-s në Shqipëri, lidhur me veprimtarinë e narkotrafikut dhe problemet kritike që lidhen me të, si një hap i duhur dhe i shumëpritur.

Ndërsa vuri në dukje se korrupsioni galopant dhe endemik vetëm se po thellohet dhe nuk ka asnjë përmirësim apo ndryshim të situatës, se ka një rëndim të mëtejshëm të gjendjes lidhur me pastrimin e parave, narkotrafiqeve dhe veprimtarisë kriminale në vend, gjë e cila ka sjellë një rëndim të situatës së rendit publik dhe të qetësisë së qytetarëve.

Meta konfirmoi vullnetin e palëkundur të Partisë së Lirisë për të kontribuar për zgjedhje të lira, të ndershme dhe brenda standardeve europiane, që do t’i jepnin fund monizmit në pushtetin lokal, si dhe këmbënguljen e Partisë së Lirisë për denoncimin në të gjitha nivelet, të korrupsionit qeveritar dhe lokal.

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta shprehu falenderimin e veçantë për mbështetjen e pakursyer që institutet amerikane IRI dhe NDI kanë ofruar vazhdimisht për rritjen e kapaciteteve të liderëve të rinj dhe grave të Partisë së Lirisë.


Shtuar 8.03.2023 15:36