Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një 41-vjeçar, i cili e kishte kthyer lokalin në biznes të lojërave të fatit.
Gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një tavolinë Pokeri, çipsa dhe letra bixhozi, ndërkohë që u bë arrestimi në flagrancë u E.R 41-vjeç.
Njoftimi:
Kishte vënë lokalin që administronte, në dispozicion të organizimit të lojës Poker, arrestohet në flagrancë 41-vjeçari.
Sherbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara nga inteligjenca informative, për një rast të vënies së një ambienti, në vendin e quajtur “Ura Dervishbeg”, në dispozicion të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, kanë goditur një tjetër rast të këtyre paligjshmërive.
Për këtë rast, në kuadër të operacionit policor të koduar “Fati i lojërave”, u arrestua në flagrancë shtetasi:
-E. R., 41 vjeç, banues në Shkodër.
Shërbimet e Policisë kanë konstatuar se 41-vjeçari kishte përshtatur lokalin që administronte, për organizimin e kundërligjshëm të lojës Poker. Nga ky ambient, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një tavolinë Pokeri, çipsa dhe letra bixhozi.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës se Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.