Biden dhe Scholz takohen sot në Shtëpinë e Bardhë, fokusi te lufta në Ukrainë

Kancelari gjerman Olaf Scholz do të zhvillojë bisedime konfidenciale të premten në Uashington me presidentin amerikan Joe Biden për luftën në Ukrainë, mes shqetësimeve në rritje se Kina mund t’i sigurojë armë Rusisë.

Scholz u nis në udhëtimin njëditor, i cili në mënyrë të pazakontë nuk do të përfshijë një delegacion shtypi, vonë të enjten.

Biden dhe Scholz do të takohen për një orë në Shtëpinë e Bardhë, tha një zyrtar i lartë amerikan, duke u dhënë dy liderëve një shans për të këmbyer të dhëna mbi takimet e tyre përkatëse të fundit me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe situatën e luftës.

“Të dy liderët donin që ky të ishte një takim i nivelit të punës, donin që ai të ishte një fokusim në situatat e vështira, të fokusuar në çështjet e Ukrainës”, tha zyrtari. /albeu.com


Shtuar 3.03.2023 07:19