Kërcënon Medvedev: Nëse NATO e përforcon Ukrainën me avionë, kjo do të jetë e barabartë me një shpallje lufte

Ish-presidenti i Rusisë dhe nënkryetari aktual i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, Dmitry Medvedev, paralajmëroi sot NATO-n të mos përforcojë Ukrainën me avionë luftarakë, duke argumentuar se një gjë e tillë do të ishte e barabartë me një shpallje lufte nga Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut.

Ai shtoi megjithatë se Perëndimi mund të mos rezistojë për shumë më gjatë, sepse “tundimi për të shkatërruar Rusinë është i madh”.

Edhe pse si president dhe më pas si kryeministër i Rusisë, Medvedev u përshkrua si një “i moderuar”, ai është një nga mbështetësit më të zjarrtë të pushtimit rus të Ukrainës, duke nisur shpesh sulme dhe kërcënime të ashpra kundër Kievit dhe aleatëve të tij perëndimorë./Albeu.com/


Shtuar 2.03.2023 22:49