Një 12-vjeçare shqiptare e cila jetonte në Sepolio ra pre e përdhunimit të disa të moshuarve. Autoritet greke duke u nisur nga rasti i përdhunimit të minorenes shqiptare kanë nisur një hetim më të gjërë, pasi mendohet se klientët e Elias Michos të cilët ishin të moshave 60-65 vjeç të kenë abuzuar edhe me fëmijë të tjerë.
Sipas mediave helene autoritete mendojnë se meqënëse në rastin e 12 vjeçcares shqiptare përdhunuesi janë të moshave të vjetra, ata mund ta kenë “ushtruar’ perversitetin e tyre edhe më parë, dhe mund të ketë shumë fëmijë të tjerë viktima të tyre.
Nga hetimet e para dhe gjatë ekspertimittë telefonit të Elias Michos, ky i fundit ua “shiste” minorenen shqiptare si vajze jetime e moshës 16-vjeçe, dhe u kërkonte para në shkëmbim të marrdhënieve seksuale, me pretendimin se po e ndihmonte të rimëkëmbej.
/AlbEu.com/