Me Shoqatat të cilat nuk do të harmonizohen me ligjet dhe dispozitat ligjore do të veprohet në pajtim me dispozitat ligjore, tha sot kryeministri Dimitar Kovaçevski.
Ndërkohë i pyetur lidhur me emrat e klubeve bullgare në vend, ai nuk i përmendi konkretisht, por la të kuptohet se do të veprohet në përputhje me ligjin shkruan Alsat.
“Ato shoqata që nuk do të respektojnë ligjin dhe nuk do të respektojnë dispozitat ligjore në afatin e përcaktuar dhe në përputhje me vendimet e Komisionit të parashikuara me ligj, Regjistri Qendror do të veproj në përputhje me ligjin “, tha Kovaçevski.