Moska: Rusia dhe Kina nuk diskutuan “planin e paqes”

Moska ka pretenduar se nuk ka pasur diskutime për një “plan paqeje” që thuhet se është hartuar nga Kina gjatë bisedimeve midis zyrtarëve nga të dy vendet.

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov u takua me kryediplomatin kinez Wang Yi teksa kombet vazhdojnë lidhjet e tyre të ngushta.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme Maria Zakharova tha pas takimit: “Ne vërejmë deklaratat e disa politikanëve perëndimorë dhe raportet e mediave në lidhje me një lloj “plani të paqes kineze”.  Si zakonisht, ato shtrembërojnë pamjen reale.

“Partnerët kinezë na informuan mbi pikëpamjet e tyre mbi shkaqet rrënjësore të krizës ukrainase, si dhe qasjet ndaj zgjidhjes së saj politike. Nuk u fol për ndonjë plan të veçantë.”

Komentet e saj pasojnë raportet që Kina ka hartuar një “plan paqeje” për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, dhe se presidenti kinez Xi Jinping po planifikon të mbajë një “fjalim paqeje” në përvjetorin e pushtimit, të premten.

Nëse është e vërtetë, kjo do të nënkuptojë se Kina po përpiqet të pozicionohet si një ndërmjetës paqeje./albeu.com


Shtuar 22.02.2023 21:02