Nora dhe Roberti bëhen bashkë, zbulohet arsyeja (FOTO LAJM)

Megjithëse të ndarë, sot është një ditë shumë e rëndësishme si për Nora Istrefin ashtu edhe për Robert Berishën. Vajza e ish-çiftit të famshëm të showbizit, Renee, feston sot 6 vjetorin. Për këtë arsye artistët janë bashkuar për t’i bërë të voglës së tyre dhuratën më të veçantë të ditëlindjes.

Këngëtarët i kanë dhuruar një shoqe të re, një qenushe të vogël. Roberti ka publikuar në InstaStory dhuratën për të bijën, teksa shkruan: “Shumë urime për ty Renee, shpirti i babit. E gëzofsh Ninën, sot i bën 2 muaj e ti 6 vjet. Të do babi shumë.”

Gjithashtu, Nora ka ndarë në profilin e saj në Instagram foto të Renee-s me qenushen në krahë. Ajo dhe Roberti kanë treguar edhe më herët se ruajnë një marrëdhënie të mirë me njëri-tjetrin për të qenë prindërit ideal për vajzën e tyre.


Shtuar 15.05.2021 15:36

Tags: , ,