A do të shpallë ofensivën e madhe? Putini para rusëve, qejfi ia ka, por ushtria nuk i “përgjigjet”

Presidenti rus, Vladimir Putin po mban një fjalim për luftën e Rusisë kundër Ukrainës. Fjalimi po mbahet vetëm dy ditë para 1-vjetorit të nisjes së pushtimit rus të Ukrainës.

Gjatë fjalës së tij para anëtarëve të Asamblesë Federale , Putini tha se populli ukrainas ishte bërë “peng i Perëndimit”.

Sipas Putinit liderët perëndimorë kishin pushtuar Ukrainën në aspektin politik, ekonomik dhe ushtarak.

Ndërsa theksoi se perëndimi po përpiqet ta kthejë një konflikt lokal në një konflikt global. Për këtë, presidenti rust ha se vendi i tij do të reagojë mënyrën e duhur.

“Ne po flasim për ekzistencën e vendit tonë”, tha Putini.

Më tej ai tha se Rusia u përpoq të zgjidhte konfliktin në rajonin e Donbasit me mjete paqësore. Sipas tij angazhimi i Perëndimit për paqe ishte “mashtrim” dhe një “gënjeshtër mizore”..

Putini insistoi se e Kievi po përpiqejt të grumbullonte armë biologjike dhe bërthamore.

“Ne po bënim gjithçka që ishte e mundur për ta zgjidhur këtë problem në mënyrë paqësore, duke negociuar një rrugëdalje paqësore nga ky konflikt i vështirë, por pas shpine po përgatitej një skenar krejt tjetër,” tha ai.

“Pedofilia gjë normale në Perëndim”.

Putini tha se perëndimi njeh martesën e të njëjtit seks.

“Kjo është mirë. Ata janë të rritur. Ata kanë të drejtë të jetojnë jetën e tyre. Ne jemi gjithmonë shumë tolerantë për këtë në Rusi .”

Presidenti rus akuzoi perëndimin se po përpiqet të destabilizojë jetën familjare në Rusi.

Në fund ai falënderoi “gazetarët ushtarakë” të cilët, “po rrezikojnë jetën e tyre për t’i thënë të vërtetën mbarë botës”.


Shtuar 21.02.2023 10:37