Udhëtimi në Kiev, ish-zëdhënësi i Putin: Biden kishte garanci sigurie nga Moska

Sergei Markov, një shkencëtar politik rus dhe ish-zëdhënës i Presidentit Vladimir Putin, pretendon se Moska e ka garantuar sigurinë e Bidenit gjatë udhëtimit të tij në kryeqytetin ukrainas.

“Joe Biden erdhi në Kiev vetëm me një garanci personale për sigurinë nga Vladimir Putin, se nuk do të ketë sulme raketash dhe aviacioni gjatë vizitës”, tha Markov për Al Jazeera.

Ai shtoi se koha e udhëtimit ishte domethënëse, pasi vjen përpara se Putini të mbajë një fjalim kombëtar dhe përpara përvjetorit të parë të pushtimit të premten.

Ai argumentoi se Biden kishte shumë për të fituar nga vizita, për sa i përket politikës së brendshme.

“Udhëheqësit brenda Partisë Demokratike besojnë se ai nuk është i aftë fizikisht dhe mendërisht”, tha Markov, duke shtuar se udhëtimi ishte një “fitore e madhe” për Biden kundër kundërshtarëve të tij politikë. /albeu.com


Shtuar 20.02.2023 12:43