“Di të shoh 3 hapa larg të tjerëve”, Rama për skandalin McGonigal: Nga kjo vorbull do ketë 2 rezultate

Kryeministri i vendit Edi Rama, ka deklaruar sonte se “vorbulla McGonigal” do të sjellë vetëm dy rezultate.

Sipas tij, do të dalë e vërteta e parave ruse në PD dhe opozita do të marrë një shuplakë nga populli më 14 maj, ditë kur Shqipëria mban zgjedhjet vendore në 61 bashkitë e vendit.

I ftuar në “Opinion”, Rama tha se nuk ka fuqi “të blejë” Amerikën për të ndikuar në vendime të rëndësishme siç është shpallja “non grata” e ish-kryeminsitrit Sali Berisha.

Rama: Kjo vorbull do ketë dy rezultate. Unë di të shoh tre hapa larg të tjerëve. Kjo vorbull do sjellë dy gjëra, që çfarë ishte e errët për paratë ruse dhe për non gratën do dalin të zeza fare dhe e dyta që në 14 maj këta do hanë një shpullë nga ky popull që…

Mendon apo ke informacion?

Rama: Shumë shpejt do shikoni që këta që bërtasin kaq shumë i dinë nga eksperienca e tyre dhe këto gjëra do ekspozohen.  McGonigal më dha disa përgjues specialë. Përgjues me satelitë… një kapele të FBI-së më dha sepse e kam atë kapelen.

Ju përgatitët një listë të zezë me McGonigal ku ishte dhe Berisha…A keni ju ndikim në shpalljen e tij non grata?

Rama: Unë tani kam arritur deri tek…deri dje e bëja nëpërmjet Sorrosit. Tani ai u harruar, doli ky. Nëpërmejt këtij unë kam kapur sekretarin e Shtetit. Sikur SHBA të bliheshin dhe të shiteshin do i kishin blerë dhe shitur të gjithë ata trilionerë që janë nëpër shkretëtirat e naftës dhe nëpër vende ku buron paraja. Si mundet kryeministri i Shqipërisë të blejë SHBA për t’i vënë vulën një të vdekuri që është gjallë.

A keni ndikuar ju në shpalljen e tij non grata?

Rama: Nëse unë kam paguar 300 mijë dollarë dhe kam çoroditur…me ça të influencoja me piktura apo me video erotike. Shqipëria ka potencial që me para, me piktura e ku di unë çfarë ta marrë Amerikën për hunde dhe DASH, CIA, FBI t’i venë vula kë i çon ai me listë. Ore a jeni në vete? Nuk ka Zot në tokë që e ble Amerikën./Albeu.com.

 

 

 


Shtuar 16.02.2023 21:53