Kryetari i PD, Sali Berisha, duke folur para protestuesve deklaroi se jo vetëm McGonigal, por edhe diplomatë të akredituar në vendin tonë kanë qenë pengje të Edi Ramës.
Sipas tij ka ardhur momenti që shqiptarët të marrin vetë në dorë fatet e vendit, dhe tu thonë jo diplomatëve të korruptuar.
“McGonigalët me petk diplomatik ishin pemngje të korrupsionit të Edi Ramës, që tani struken se mos u dalin lidhjet e McGonigal. Mos u zhdukni ju them se për shqiptarët ju jen i McGonigalët e vërtetë. E thashë këtë se unë e di që shumë njerëz e marrin si një lloj gjysëm fataliteti, si një lloj prediskioni. Por deri kur ëhstë fatalitet pr ne? deri në momentin që ne tu themi jo diplomatëve të korruptuar, të marrim fatet e vendit në duart tona, të ndërtojmë Shqipërinë mbi bazën e atyre idealeve që kemi ne, e atyre aspiratave që kanë fëmiët tanë. ja pse qendrojmë ne. Ata e kanë shndërruar parlamentin në pasarelë mode. Pasarelë e aksesorëve me para të vjedhura, çfarë nuk sheh aty”, tha Berisha.
/AlbEu.com/