Në ndjekje të dy personave të maskuar me kapuç, si u përplas makina e policisë me “BMW-në” në Tiranë, shoferët i nënshtrohen testit të alkoolit

Një aksident ndodhi këtë mëngjes rreth orës 05:15, te ura e “Vasil Shantos” në Tiranë.

Një automjet tip “Skoda” i i Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Nr. 2 u përplas me një mjet tip “BMW”.

Të plagosur mbetën katër persona, mes tyre dy efektivë të policisë, të cilët u dërguan në spitalin e Traumës dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Mësohet se makina ishte nisur në një aksion dhe pritej t’i shkonte në ndihmë një patrulle tjetër, e cila ishte në ndjekje të dy personave të maskuar ma kapuç. Të dy drejtuesve të mjeteve iu është bërë testi i alkoolit dhe ka rezultuar që asnjëri prej tyre nuk kishte konsumuar pije alkoolike.

Njoftimi i policisë Tiranë:

Rreth orës 05:15, te ura e “Vasil Shantos”,  janë përplasur dy automjete, konkretisht automjeti tip “Skoda”  i Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Nr. 2 me drejtues Inspektor B. M., 31 vjeç, dhe automjeti tip “BMW” me drejtues shtetasin N. B., 36 vjeç. Si pasojë e përplasjes janë  dëmtuar dy drejtuesit e automjeteve, si dhe pasagjerët, shtetasi G. N., 38 vjeç, që ndodhej në automjetin tip “BMW” dhe punonjësi i Patrullës së Përgjithshme Inspektor J. B., 22 vjeç, që ndodhej në automjetin tip “Skoda”.

Të dëmtuarit ndodhen në spitalin e Traumës, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Të dy drejtuesve të mjeteve, iu është bërë testi i alkoolit, dhe ka rezultuar që asnjëri prej tyre, nuk kishte konsumuar pije alkoolike. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

/albeu.com


Shtuar 16.02.2023 11:11