Pavarësia e Kosovës, Begaj vizitë dy ditore në Prishtinë, zbardhet agjenda

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj do të shkojë sot në Kosovë në një vizitë dy ditore, me rastin e festës së 15 vjetorit të Pavarësisë së saj.

Begaj do të takojë drejtuesit më të lartë të shtetit dhe të politikës në Prishtinë, Presidenten Vjosa Osmani, Kryeministrin Albin Kurti, kryeparlamentarin Glauk Konjufca, takim me komandantin e KFOR-IT dhe me ushtarët e Forcave të Armatosura të Shqipërisë në Kosovë.

Aktivitetet dhe Takimet:

16/02/2023

11:00 – Pritja me ceremonia shtetëror nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Sh. S. Dr. Vjosa Osmani-Sadriu.

11:00-11:45 – Takim mes dy Presidentëve.

16:15-16:45 – Takim me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, SH. T. Z. Albin Kurti

18:00-20:00 – Koncert në Filarmoninë e Kosovës.
17/02/2023

08:45–08:50 – Vendosje të kurorave në vendprehjen e ish-Presidentit Dr. Ibrahim Rugova dhe veprimtarit Adem Demaçi

09:50–10:00 – Vendosja ceremoniale e kurorës së përbashkët në memorialin “Adem Jashari” në Prekaz

11:00 – 11:20 – Seanca Solemne e Kuvendit të Republikës së Kosovës ku Presidenti Begaj mban fjalën e rastit.

11:20 – 11:30 – Homazhe në monumentin e Policëve të rënë në detyrë.

11:30 – 11:45 – Nderime në Monumentin Heroinat.

17:00 – 19:30 – Pjesëmarrje në Pritjen Shtetërore të rastit.


Shtuar 16.02.2023 08:51