Ish-kryeministri Sali Berisha i ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës së nesërme të thirrur nga opozita.
Protesta është parashikuar të fillojë në orën 10:00, orar i cili korrespondon edhe me nisejn e seancës së nesërme parlamentare.
Përmes një videoje të shpërndarë në Facebook, Berisha e cilëson fjalën e Ramës përdhosje të parlamentit.
Berisha: Nesër është një ditë prove, provë e fortë. Protesta është thirrur në orën 10:00 sepse në orën 10:00 RamaGonigali hyn në parlament. A ka përdhosje më të madhe për atë parlament se hyrja si kryeministër i Shqipërisë e RamGonigalit? A ka përdhosje më të madhe se sa fjala e tij aty? Prandaj qytetarë, siç zhvilluam të hënën që kaloi një betejë të shkëlqyer brenda dhe jashtë parlamentit, i bëj thirrje cilitdo që ka minimunin e mundësive të lërë çdo gjë dhe të vijë nesër në orën 10:00 në protestë.
/Albeu.com/