Ende nuk dihet ku është trupi i Jan Prengës, familjarët hapin dyert e mortit

Policia konfirmoi sot se 49 vjecari Jan Prenga i cili u mor peng disa ditë më parë, gjeti vdekjen qe ate dite, pas dhunes dhe humbjes se gjakut, teksa e transportonin drejt resortit ku do ta mbahej.

Edhe pse ende nuk eshte gjetur trupi i Prenges, familja e tij ka hapur dyert e mortit, nderkohe qe i bejne apel shtetit ta gjeje trupin sa me pare dhe ta sjelle prane familjes.

Kunati i tij, Mark Suli, burri i motres se viktimes, ne nje deklaratë për media, ka thene se jane njoftuar nga policia per fundin tragjik te familjarit te tyre.

“Policia na thirri mbreme e na tha se ai nuk jeton me”, tha ai.

Sipas tij, ai nuk ka pasur ansje konflikt me askend. “Nuk i njohim te arrestuarit, as ne as personi qe eshte marre peng, as ka pasur asnje lloj llogarie me ta” – ka thene me tej ai, duke i bere apel shtetit.

“Shteti te gjeje trupin sa me shpejt dhe ta sjelle ate ne shtepi. Autoret te vihen para drejtesise”- ka thene ai, duke deklaruar se informacionin e kane marre vetem nga policia.


Shtuar 28.01.2020 12:01