Ministri grek mbërrin në zonat e prekura nga tërmeti në Turqi, e pret me përqafime homologu Çavusoglu

Ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias, ka mbërritur në Adana të Turqisë.

Ai është pritur me përfaqime nga homologu i tij turk  Mevlut Çavusoglu.

Vizita e Nikos Dendias në zonat e prekura nga tërmetet shkatërruese në Turqi po zhvillohet për të shprehur zyrtarisht solidaritetin e Greqisë për vendin fqinj, i cili po vajton mijëra njerëz nga tërmetet shkatërruese.

Nikos Dendias është ministri i dytë i jashtëm, pas ministrit të Jashtëm të Azerbajxhanit, që viziton Turqinë pas tërmeteve shkatërruese të 6 shkurtit.

Ministri i Jashtëm grek, i cili do të shoqërohet nga Mevlut Çavusoglu gjatë gjithë vizitës së tij, do të takohet me anëtarët e misionit Hellenic Aid, i cili operon në zonat që kanë pësuar dëme katastrofike nga tërmetet.

Gjithashtu, ai do të vizitojë Qendrën Operative në Antioki dhe do të informohet për zhvillimet më të fundit, që kanë të bëjnë me përpjekjet e shpëtimit dhe evakuimit, si dhe nevojat e krijuara për ndihmë humanitare.

Në kuadër të kësaj vizite do të shqyrtohen edhe mënyrat e ndihmës së mëtejshme të Greqisë në përballimin e pasojave shkatërruese të tërmeteve.

Numri i viktimave në Tirqi e Siri si pasojë e tërmeteve kastrofike që tronditën dy vendet mëngjesin e 6 dhjetorit ka shkuar mbi 28 mijë.

 /albeu.com/