Në kërkim prej dy vitesh për kultivim kanabisi, arrestohet 34-vjeçari nga Fushë Kruja

Një 34-vjeçar i shpallur në kërkim ka rënë në prangat e policisë.

Artur Tema në vitin 2021 kishte kultivuar kanabis në dy sera pranë banesës së tij. Sot  është bërë i mundur arrestimi i tij.

Të lidhura

None found

34-vjeçari kultivoi 280 bimë kanabis, në dy sera, në fshatin Larushk, në vitin 2021.

Njoftimi i policisë

KRUJË

Kultivoi 280 bimë kanabis, në dy sera, në fshatin Larushk, në vitin 2021, si dhe në banesë iu gjetën 5 kilogramë kanabis, lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga 34-vjeçari i kërkuar prej vitit 2021.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë, në vijim të punës për lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e personave në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara përmes inteligjencës informative, në kuadër të operacionit policor të koduar “Kultivuesi”, kanë kapur dhe ndaluar shtetasin e shpallur në kërkim:

A. T., 34 vjeç, banues në fshatin Larushk, Fushë Krujë.

Gjykata e Shkallës së Parë Krujë i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”, të kryera në bashkëpunim.

Gjatë një operacioni të zhvilluar në qershor të vitit 2021, për kontrollin e territorit, me qëllim parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, në afërsi të banesës së tij, në Larushk, janë gjetur të kultivuara në dy sera, 280 bimë narkotike cannabis sativa, të cilat dyshohet se 34-vjeçari i kishte kultivuar në bashkëpunim me babanë e tij.

Gjithashtu, në banesën e këtyre dy shtetasve, Policia gjeti dhe sekuestroi një sasi prej 5 kilogramë lëndë bimore të dyshuar narkotike cannabis sativa.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./albeu.com. 


Shtuar më 12.02.2023 10:04

grandpashabet güncel girişBursa Escortgrandpashabet güncel girişjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetdeneme bonusucasinofast güncel girişmarsbahisonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftbetkomextrabetultrabetgrandpashabetTürk İfşajojobetjojobetkavbet girişbahis sitelerigrandpashabetgrandpashabetjojobet girişSahabetjojobetjojobetForum zamparalargrandpashabetgrandpashabet kıbrısCasibomCasibomCasibom GirişCasibom Girişjojobet girişjojobet girişjojobetmarsbahismarsbahisblack jack insurancejojobet girişjojobet girişholiganbetjojobetjojobetjojobet girişjojobet günceljojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet günceljojobet güncel girişjojobetcasibomcasibom girişcasibom güncel girişjojobet giriştaraftarium24maç izlecanlı maç izleJojobetJojobet GirişJojobet GüncelJojobet Güncel Giriş