“Luftë” për jetë, 35-vjeçari shpëtohet nga rrënojat në Turqi pas 149 orësh

Ekipet e shpetimit në Hatay të Turqisë jugore arritën të nxjerrin të gjallë nga rrënojat një person pas afro 149 orësh nën gërmadha.

Burri, i identifikuar si Mustafa Sarıgül 35 vjeç, u gjet mes rrënojave të një pallati gjashtëkatësh.

“Shëndeti i tij është i mirë, ai po fliste. Ai tha më largoni shpejt nga këtu, jam klaustrofobik’“, tha një nga shpëtimtarët.

Më herët, ekipet kishin arritur të shpëtonin një vajzë të re në Nijip, Hatay , 146 orë pas tërmetit. Mes të shpëtuarve është edhe një foshnjë 7 muajshe , e cila duroi nën rrënojat në Antioki për 140 orë.

Gjithashtu një grua shtatzënë dhe vëllai i saj u shpëtuan në të njëjtin qytet. Deri më tani numri i viktimave nga tërmetet në Tutqi e Siri ka shkuar mbi 28 mijë./albeu.com/


Shtuar 12.02.2023 10:01

Tags: ,