Opozita dy orë në shesh, Berisha thirrje Ramës: O besëprerë, dorëhiqu! Njofton protestën e radhës të hënën

Rreth 1500 efektivë të policisë së shtetit do të jenë në terren ditën e sotme për protestën e thirrur nga Sali Berisha. Nga ora 12:00 që nis protesta, do të jetë i bllokuar Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” dhe të gjitha drejtimet që lidhen me bllokun e rrugës së Elbasanit. Ambasada amerikane ka këshilluar qytetarët e saj që të shmangin lëvizjet pranë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” ku do të zhvillohet protesta e thirrur nga opozita.

Protesta nuk ka një limit kohor se kur do të mbarojë pasi PD thotë se do e përcaktojnë vetë qytetarët. Protestuesit fillimisht do të mblidhen tek selia e Partisë Demokratike, në sheshin ‘Skëndërbej’ dhe atë Nënë Tereza dhe më pas do të zhvendosen para kryeministrisë. Sipas organizatorëve, në shesh do të jenë rreth 100 mijë qytetarë. Ndërkohë një ditë më parë u blindua godinës së kryeministrisë, dhe Kryesia e Kuvendit.

14:39- Berisha mesazh nga selia e PS: Rama, Taulant trafikanti dhe Damian guruja që i vodhën 6 milionë euro, po mbajnë peng godinën e socialistëve

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha pas mesazhit që dha tek kryeministria, vijoi marshimin e tij drejt parlamentit, Ministrisë së brendshme, Bashkisë së Tiranës, dhe në fund u ndal tek selia e PS, për të dhënë një mesazh për socialistët e ndershëm.

Berisha tha se godina e PS mbahet peng nga trafikantë droge si Edi Rama, trafikantë prostitucioni si taulant balla, dhe nga Damian Gjiknuri të cilit i vodhën 6 milionë euro.

Kam ardhur këtu për një mesazh miqësor për gjithë socialistët e ndershëm shqiptarë. I siguroj se aaq sa kanë ata respekt për lirinë dhe votën e tjetrit, aq ka Sali berisha respekt për ta. Kam ardhur për tu thënë se kjo ndërtesë ëhstë khyer në simbolin e së keqes nga një gup kriminel i kryesuar nga Edi Rama. Ky hrup kriminal ka larguar nga vendi mbi 980 mijë shqiptarë. erdha tu them gjithashtu se rama në piramidën e krimit dhe drogës nuk ëhstë i vetëm. Ai që kryeson grupin e tyre parlamentar, rilindjes, është një njeri i cili merrej në rumani duke nxjerrë viza prostitutave rumune që merrej me trafiqe, më vonë u mor me trafiqe droge. Një njeri që i del emri në të gjitha regjistrimet kriminale. Ata nuk mbrojnë interesat e socialistëve, mbrojnë vetëm interesat kriminale. Por edhe Gjiknuri, Gjiknur-guru. Socialistë të ndershëm në qoftë se Alda Klosi ju gjetën 700 mijë euro në dyshek, Damianit tuaj i kanë humbur 6 milionë euro bashkë me nënë e tij. po ky i mori ai ato”, tha Berisha.

14:28 – Berisha përballë bashkisë: Erion Veliaj një nga hajdutët më të pamëshirshëm të Shqipërisë, vendin e ka në burg

Sali Berisha përballë godinës së Bashkisë e ka quajtur kryebashkiakun Veliaj “hajdut.”

Duke i bërë thirrje qytetarëve “që ta turpërojnë” Berisha ka theksuar se kryebashkiaku Veliaj e ka vendin në burg.

Berisha: Njeriu që ka uzurpuar këtë zyrë është një nga hajdutrët më të shpifur, më të neveritshëm, më të patolerueshëm që ka pasur qytetit ndonjëherë. Ne erdhëm kët upër të dhënë mesazhin tonë. Erion Veliaj është një nga hajdutët më të shpifur, që vjedh ditën dhe natën qytetarët shqiptarë. Ky nuk ka të drjetë të hyjë asnjë ditë në këtë ndërtesë. Vjeëdhin ccdo qytetar të qarkut të Tiranës. Erion Veliaj është një nga hajdutët më të pamëshirshëm të Tiranës dhe Shqipërisë. Ky vendin e ka në burg, në bug dhe vetëm në burg. Qytetarët, kudo që banoni, vendosni portrete të nxira të këtij hajduti. Turpërojeni këtë njeri të pafytyrë. Ndaj dhe ne jemi sot këtu për t’i dhënë mesazhin, revolucioni do flasë me të.

14:26 – Berisha marshon drejt Ministrisë së Brendshme, ka një mesazh për Bledi Çuçin

Kryetari i PD, Sali Berisha dhe mbështetësit e tij pas protestës para kryeminsitrisë janë ndalur para Ministrisë së Brendshme.

Ish-kryeminsitri Berisha ka hipur mi instalacionin e bunkierit të vendosur aty me flamurin e PD në dorë dhe flamurin e Shqipërisë.

Pyetje: Cili është plani i kësaj proteste?

Berisha: Erdhëm këu për t’i dhënë mesazh familjes Çuçi, se ai duhet të japë urgjentisht bashkë me Ramën dorëheqjen. Ky marshim pranë shtyllave kryesore është paqësor sot, por ka objektivat e veta taktike dhe strategjike.

Protesta: Cilat janë këto?

Berisha: Do i merrni vesh në vazhdim. Sot marshuam para parlamentin, protesta e radhës do të jetë ditën e hënë para parlamentit.

14:13- Berisha dhe qytetarët pas kryeminsitrisë, marshojnë drejt parlamentit

Kryetari i PD, Sali Berisha, sëbashku me protestuesit pas fajlimittë tij par kryeminsitrisë janë drejtuar drejt Kuvendit të Shqipërisë.

Marshimi i fitores e ka cilësuar Berisha, ndërsa ftoi qytetarët të ecnin nga kryeminsitria drejt parlamentit.

Gjithashtu kreu i PD dha disa mesazhe të forta drejtuar ndërkombëtarëve lidhur me çështjet e korrupsionit në Shqipëri, ndërsa ftoi të gjithë shqiptarët të bashkohen sërish në protestë para parlamentit.

14:02 – VIDEO/ Protestuesit hedhin kapsolla e flakadanë në shkallët e kryeministrisë

Ka zgjatur më pak se dy orë protesta e thirrur nga Sali Berisha në bulevardin Dëshmorët e Kombit. Ndërsa mbylli fjalën e tij në podium ku njoftoi protestën e radhës ditën e hënë para parlamentit, protestuesit kanë nisur të hedhin shashka e tymyese drejt kryeministrisë

Siç shihet nga pamjet e siguruara nga Albeu.com, kapsollat kanë krijuar tym dhe kanë prishur radhët e policisë.

Pas këtij momenti nuk ka pasur incidente apo përplasje mes protestuesve dhe policisë.

14:02 – Berisha fton qytetarët sërish në protestë: Ditën e hënë të gjithë para parlamentit

Kreu i PD, Sali Berisha, në mbyllje të protestës së mbajtur ditën e shtunë para kryeminsitrisë ka ftuar qytetarët që të mblidhen sërish ditën e hënë para parlamentit.

Berisha tha se Rama po tenton të marrë peng parlamentin, prandaj të gjithë ditën e hënë të blidhen aty.

Jemi në një mision të shenjtë kundër një shteti që sillet më keq se çdo pushtues osman, nazist, fashist, diktaturë që ka njohur Shqipëria gjer më sot.

Edi Ramës ia kemi prerë biletën, kthim pas nuk ka!

Misionarë si ne, nuk i ndalon dot asgjë!

Ne kemi të vërtetën, ne kemi idealet, ne kemi dashurinë tonë për këtë vend dhe për këtë tokë.

Ne kemi besnikërinë tonë ndaj miqve tanë. Ne, asgjë nuk mund të na pengojë në këtë rrugë.

Edi Rama e ka shndërruar parlamentin në një turp të historisë tonë kombëtare, më keq se parlamenti i Putinit dhe Lukashenkos.

Aty ai shfrytëzon çdo mekanizëm për të përjashtuar përfaqësuesit tuaj nga përmbushja

Dita e hënë është ditë parlamenti. Revolucioni na fton, të gjithë para parlamentit.

Populli i protestës, populli i fitores, të gjithë të bashkohemi të kalojmë nga beteja në betejë deri në fitoren tonë përfundimtare.

Edi Rama, harroje se mund të përjashtosh këtë popull nga vota dhe zgjedhjet.

Jo Surreli, po as Biza dhe Martaneshi nuk i pengon këta që të të gjejnë deri në vrimën e miut dhe të japin atë që meriton.

Së fundmi, edhe njëherë, një mirënjohje të pakufishme për ju në këtë shesh.

Ju ftoj të vazhdojmë marshin e lirisë, të vazhdojmë marshin e fitores!”, u shpreh Berisha.

13:54- Vjedhja e eurove në shtëpinë e Alda Klosit, Berisha: Koha të nxjerrim lekët nga tubat e ajrimit, Rama ta kemi prerë biletën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar nga Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” se ka ardhur koha që të nxjerrin lekët mga dyshekët dhe tubat e ajrimit, duke iu referuar vjedhjes në shtëpinë e zyrtares Alda Klosi.

Ai i ka kërkuar Ramës të dorëhiqet duke theksuar se ia kanë prerë biletën dhe nuk ka më kthim për të.

Berisha: Është koha të nxerrim nga dyshekët dhe tubat e ajrimit, paratë që këta hajdutë që ju kanë marrë ju. Sot është koha që paratë e shqiptarëve të mos shpërndahen nëpër botë si rryshfet për shkatërrimin e opozitës, por të investohen brenda vendit. Prandaj t’i themi jo vjedhjes, manipulimit dhe t’i themi po të ardhmes sonë evropiane.  Jemi në mision të shenjtë kundër një shteti që sillet më keq se ccdo pushtyues osman, fashist, nazist, diktaturë që ka njohur Shqipëria deri më sot. Edi Rama ta kemi prerë biletën. Kthim pas nuk ka.

13:52 – Berisha thirrje qytetarëve: Të revoltohemi, t’i shkurtojmë jetën kësaj qeverie

Kryetari i PD, Sali Berisha, ju ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë para kryeministrisë që të revoltohen dhe të bëjnë gjithçka, çdo ditë për t’i shkurtuar jetën kësaj qeverie.

Ai tha se ky revolucion nuk ndalet dhe nuk ka për tu ndalur deri në largimin e së keqes nga vendi.

I bëj thirrje PE-së, qeverive të vendeve mike, të hetojnë, të shqyrtojnë skandalet e duçkës së Edi Ramës, ato janë zinxhir. hetimi i këtyre skandaleve ëhstë intersi më i mirë jo vetëm për Shqiëpërinë por dhe për vendet e tyre. ne do të vazhojmë betejën tonë deri në fitoren eplotë të revolucionit demokratik. Të dashur miq, ne jemi sot këtu. Unë e di se ju t gjithë keni ardhur të përgatitur për betejë, dhe ne jemi në betejë, por thirrja ime është të shndërrohemi në qytetarë të revoltuar protestues, të vazhdojmë revolucionin tonë deri në fitoren. Thirrja ime ëhstë çdo ditë të bëjmë gjithçka përt’i shkurtuar jetën këtij regjimi. Edi Rama, regjimi i tij duhet përmbysur një ditë e më parë. Ju siguroj se PD nuk synon gjë tjetër, se opozita se opozita nuk ka qellim tjetër përveçse të përmbysë monizmin, të çlirojë shqiptarët nga ky monizëm i egër, dhe t’i japë përgjigjen më të shepjtë abshkë me aleatët kësaj krize lubi. Në këtë kontekst ju garantoj se pas përmbysjes së këtij regjimi, do të jetë dyfishimi i rrogave, minimumi jetik për çdo shqiptar, aq sa rroga minimale”, tha Berisha.

13:46- “Aleancë e rrezikshme”, Berisha për skandalin McGonigal: Rama bleu edhe ambasadorë e deputetë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha e ka akuzaur kryeministrin Rama se ka blerë ambasadorë, deputetë dhe zyrtarë për të shkatërruar opozitën shqiptare. Sipas tij, ish-kreu i PD-së, Lulzim Basha u mor peng nga Edi Rama, por pavarëissht përpjekjevem thekson Berisha opozita sot është më e fortë.

Berisha: Edi Rama këtë tokë të bekuar e shndërroi në një tokë të mallkuar. I shndërroi në pasuri të mallkuara dhe bëri që shqiptarët të largohen nga vendi i tyre. Ky njeri vetëm vret shpresën, duhet ta shporrim një minutë e më parë.

Në skandalin e fundit botëror spikati një fakt, një zhvillim ndër më dramatikët. Pas rënies së perdes së hekurt, sulmet brutale kundër opozitës shqiptare nga alenca e korrupsionit me individë ndërkombëtarë, është dukuria më negative. Populli opozitar i Shqipërisë u bë objekt i sulmeve të papara. Ish-kryetari i opozitës u mor peng nga Edi Rama. U bë gjithccka për ta shndërruar opozitën në pseudo opozitë. Duhet të jemi të sinqertë. Rama bleu ambasadorë, deputetë, zyrtarë të cilët u angazhuan në një betejë amorale, në mbështetje totale të Edi Ramës, skandal pas skandali, u angazhuan në një betejë të pashembullt kundër opozitës për fajin e vetëm se ajo guxonte të denonconte vjedhjet, korrupsionin, dhunën. Por opozita sot është më e fuqishme se kurrë. Jemi më të fuqishëm se idealet tona kurrë nuk mposhten. E duam me gjitë zemër Shqipërinë, por nuk ishte aleancë mes qeverive perëndimore dhe Edi Ramës, por aleancë e rrezikshme mes individëve që bënë gjithçka për të mbështetur Ramën.

Ish zyrtari i lartë i FBI-së,Charles McGonial i cili u arrestua dje në Nju Jork për ndihmë ndaj oligarkëve rusë, akuzohet se mori edhe 225 mijë euro ryshfet nga një ish zyrtar i inteligjencës shqiptare në vitin 2017 para se të dilte në pension. Në një aktakuzë të veçantë me nëntë pika, McGonigal akuzohet se shifrën e konsiderueshme e ka marrë në dorë në këmbim të promovimit të interesave të biznesit të ish-agjentit shqiptar, i cili ka marrë shtetësinë amerikane dhe jeton në Nju Xhersi.

Sipas aktakuzës, McGonigal mori tre pagesa të veçanta me para në dorë nga biznesmeni shqiptar në vitin 2017, pasi të dy udhëtuan në Shqipëri, ku McGonigal u takua me kryeministrin, Edi Rama dhe i kërkoi këtij të fundit të ishte i kujdesshëm në lidhje me dhënien e licensave të shpimit të fushës së naftës në Shqipëri për kompanitë ruse të frontit.

13:37 – Berisha-Ramës: Hiqi tanket nga Surreli, nuk na ndal dot

Kryeminsitri Sali Berisha, duke folur para kryeminsitrisë deklaroi se kreu i qeverisë Edi Rama, ka fshehur në tunelet e vilës së tij në Surrel tanke dhe blindshpues, pasi ka frikë nga populli.

Berisha tha se Rama duhet të largojë menjëherë tanket nga Surreli, pasi qytetarët dhe revolucioni nuk ndalen.

Edi Rama nuk mund të jetë kurrë kryeministër i Shqipërisë, i vendit anëtar të NATO-s. Atë nuk e shpëton asgjë, jep dorëheqjen edhe largohu. Edi Rama, këtë ndërtesë e ke blnduar, në Surrel ke futur në tunele tanke dhe autoblindat e ushtrisë. të them këtu ato tanke largoji nga Surreli, gjysmën e tyre çoji në Ukrainë, po stë lë Putini dhe Vuçici, sepse idealet tona shpojnë çdo ditë, asgjesojnë çdo tank. Mjerë ti që mendon se mendon se mund të mbrohesh në këtë mënyrë. Shqipëria shihet në mabrë botën si strofull e korrupsionit, një kryeministri që sikur të ishte aleat i Putininit, i korrupton zbuluesin vendit tonë aleat, i korrupton jeriun e çmuar vendit që ka barë më shumë se kushdo. rama ke kryer një akt shumë armiqësor ndaj këtij vendi. Putin, Kim Jon-un janë gati të varin dekoratën më të lartë o qaqezi. Rama gjatë këtyre viteve në pushtet ke faktuar të gjitha llojet e tradhtive që mund të kryejë njeriu. Në kodin e lashtë të vendit tonë, tradhtia më e ulët ëhstë tradhtia ndaj mikut. Nga ky shesh kërkoj, jep dorëheqjen, largohu nisu aty ku e ke vendin”, tha Berisha.

13:31 – “O besëprerë”, Berisha-Ramës: Jep dorëheqjen, largohu!

Kryetari i Parisë Demokratike, Sali Berisha i ka bërë thirrje kryeministrit Rama që të japë dorëheqjen.

Nga Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” ku po zhvillohet protesta kombëtare e PD-së, Berisha e cilësoi një skandal të madh përfshirejn e kryeministrit Rama në atë që ai e quan skandalin korruptiv më të madh të këtij shekulli.

Bëhet fjalë për arrestimin e ish-agjentit të FBI, Charles McGonoigal.

Berisha: Zëri ynë ushtoi në gjithë botën. E vërteta kurrë nuk mbulohet dot. E vërteta gjithmonë triumfon ashtu si ajo rrezja e diellit që ndriçon dhe shpërndan terrin e errësirës, e vërteta jonë bëhet gjithnjë e më ndriçuese në Shqipëri dhe në botë. Sot mediet e gjithë botës po flasin të vërtetën që shprehu opozita dy muaj më parë. Prej dy javësh mbajnë në faqet e para skandalin më të madh korruptiv të këtij shekulli. Edi Rama është i vetmi që përmedet 14 herë në aktpadinë e çështjes. A ka turp më të madh për Shqipërinë se sa ky akt? Dikur Shqipëria bënte lajmin e botës për pritjen madhështore që i bëri Presidentit të SHBA, sot bënë lajmin e botës sepse narkokryeministri i saj sikur të ishte Lukashenko korrupton shefin e kundërinteligjencës së FBI. Sot Shqipëria bën lajmin e botës sepse kryeministri i saj barazohet me një oligark rus, mik të Putinit. Të dy së bashku korrup[tojnë funksionarin më të lartë të kundërzbulimit të SHBA. O besëprerë kombi nuk ka pasur një faqezi të dytë si ty, jep dorëheqjen, largohu.

Ish zyrtari i lartë i FBI-së,Charles McGonial i cili u arrestua dje në Nju Jork për ndihmë ndaj oligarkëve rusë, akuzohet se mori edhe 225 mijë euro ryshfet nga një ish zyrtar i inteligjencës shqiptare në vitin 2017 para se të dilte në pension. Në një aktakuzë të veçantë me nëntë pika, McGonigal akuzohet se shifrën e konsiderueshme e ka marrë në dorë në këmbim të promovimit të interesave të biznesit të ish-agjentit shqiptar, i cili ka marrë shtetësinë amerikane dhe jeton në Nju Xhersi.

Sipas aktakuzës, McGonigal mori tre pagesa të veçanta me para në dorë nga biznesmeni shqiptar në vitin 2017, pasi të dy udhëtuan në Shqipëri, ku McGonigal u takua me kryeministrin, Edi Rama dhe i kërkoi këtij të fundit të ishte i kujdesshëm në lidhje me dhënien e licensave të shpimit të fushës së naftës në Shqipëri për kompanitë ruse të frontit.

13:27- Berisha: Sot nisim revolucionin demokratik për rrëzimin e monizmit të dytë

Kryedemokrati Sali Berisha, e cilësoi ditën e sotme, 11 shkurt, si nisjen e revolucionit demokratik për rrëzimin e monizmit.

Ai tha para protestuesve se sot shqiptarët të bashkuar nisin revolucionn për rrëzimin e një shteti të kalbur.

Qytetare dhe qytetarë të pranishëm në këtë cunam popullor të revolucionit demokratik. Shqiptarë kudo që jeni në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, Europë, SHBA që keni pritur me adurim këtë ditë, ditën e madhe të siparit të revolucionit demokratik, të përmbysjes së monizmit të dytë në Shqipëri. përshëndetje vëllazërore kudo që ndodheni. Miqtë e mi do ta  jis fjalën ime me një shrehje të të famshmir Oruelll, i cili shkruan se: Është akt revolucioanr të thuash të vërtetën në kohë gënjeshtre. ndaj dhe sot ditën e siparit të revolucionit tonë demokratik për përmbsyejn e monizmit, do themi të vërtetat tona. Pra qëllimi më themelor i këtij revolucioni është të mbrojmë të vërtetat, por jo vetëm t’i mbrojmë, por të bëjmë çdo përpjekje që ato të triumffojmë”, tha Berisha.

13:17 – Meta para protestuesve: Sot nisim rezistencën pa kthim, populli nuk do lejojë më Ramën të uzurpojë kryeministrinë

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në fjalën e tij para protestuesve tha se sot nis rezistenca pa kthim kundër kësaj qeverie.

Sipas tij pavarësisht se Rama po fshihet ai nuk do të mund t’i shpëtoj përballjes me qytetarët dhe opozitën.

Ai tha se Rama dotë japë llogari pr çdo krim që ka bërë.

Të nderuar qytetarë të Tiranës dhe gjithë Shqipërisë. I nderuar profesor Sali Berisha! Kjo protestë historike dhe madhështore sot ëhstë prova e dinjitetit më të lartë qytetar dhe patriotik. Sot ëhstë ora për tu përballur me një rezistencë pa kthim me këtë regjim të lalbur dhe armik të provuar të iteresit kombëtar. Struci i rilindjes i cili ëhstë fshehur nga frika e tmerrshme që ka nga përballja me të vërtetat , me popullin dhe nga dëmet që i ka shkarkaur atij. Rama në 10 vite e përdori pushtetin vetëm për të kapur shtetin. është i gatshëm të kënaq ço mafioz për të ndenjur edhe disa ditë në pushtet. Afera korruptive që ka trondiur botën, ëhstë afera që ka zemëruar shqiptarët. Rama e di që nuk shpëton dot, do të jap llogari deri në 1 për shkeljet e Kushtetutës, do japë llogari për shkeljet e parlamentit, pro dhe bllokimine të gjitha projektligjeve të opozitës, që nga ulja e çmimit të naftës, indeksimit të pagave, pasi ko projektligje ju shërbejnë qytetarëve. rama do të japë llogari dhe për bllokimin e komisioneve hetimore. rama ka tmerr nga të vërtetat e hudhura, do të japë llogari dhe për përjashtimet staliniste të deputetëve të opozitës”, tha Meta.

13:01 – “Tigri, tigri, po pastruesja bëri kërdinë”, pankartat pikante nga protesta e opozitës (FOTO LAJM)

Ka nisur para ambienteve të kryeministrisë protesta e paralajmëruar nga opozita kundër kryeministrit Rama për shkak të përfshirjes së këtij të fundit në çështjen McGonigal.

Qytetarë të shumtë me pankarta në duar marshuan në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe u stacionuan përpara kryeminsitrisë.

Disa prej pankartave që ranë në sy ishin :Burg brother vip”, “Tigri tigri, por pastruesja bën kërdinë”, “Jemi rinia ne o budallenj.”, etj.

Siç duket pankarta “tigri, tigri, por pastruesja bën kërdinë”, ka dashur dhe njëehrë të nxjerrë në pah vjedhjen nga pasturesja Rozeta Dobi të një shume të madhe parash në shtëpinë e ish-zyrtares Alda Klosi.

Një qytetar tjetër zgjodhi protestën e opozitës si një formë për të treguar shqetësimin e tij në lidhje me nipin që ka të shtruar në gjendje kome në QSUT.

 

12:53 – Protesta, Alimehmeti: Shqiptarët vendosën, ne do të qendrojmë, të korruptuarit do t’i largojmë

Mjeku Ilir Alimehmeti, duke forlu nga foltorja e protestës që po mbahet para kryeminsitrisë tha se sot e gjithë Shqipëria është në këmbë, pasi pushteti po ttllet e po vidhet.

Ai theksoi se sot shqiptarët kanë dy rrugë ose të qendrojnë ose të largohen. Por për mjekun Alimehmeti shqiptarët tashmë e kanë dhënë përgjigjen e tyre qartë, shqiptarët do të rrinë, qeveritarët do të largohen.

Shihni rreth e rrotull. Shihni sa shumë jemi. Janë shumë e më shumë ata që na ndjekin nga larg. Janë qindrafish më shumë ata që i kanë sytë tek ne. Po i varin shpresat te ne. Sot e në të ardhmen.
Po, pse? Pse jemi ne këtu? Pse vendosëm të sfidojmë muajin më të ftohtë të vitit? Se nuk ka vend më të ftohtë se konaku bosh, se shtëpia bosh. Ku na ikën njerëzit tanë familjarët, miqt?. Se në fund fare çfarë i mbetet prindit po i iku fëmija?

Çfarë i mbetet Shqipërisë po i iku rinia? Pse jemi ne këtu zgjodhëm muajin më të ftohtë?
Se nuk ka vend më të ftohtë sesa zemra e këtyre. Ia njohim zemrën atyre, se e dimë që s’ka asgjë brenda tyre.

Ngrohtësinë e kanë vetëm xhepin e tyre, ftohtësinë e kanë për ne, sëmundjen e kanë për ne dhe ndaj këtyre sëmundjeve askush prej nesh dhe askush nga ata nuk shpëton dot.

Askund! As në shtëpi, as në zyrë, as në rrugë, as në fusha, as në mal. Jemi vënë përballë një kanceri korrupsioni. Ka shkuar edhe ky tashmë edhe ndërkombëtar në nivele të frikshme. Jemi përballë një hemorragjie nga shpopullimi. Jemi vënë përballë një humbje, një pagjumësie nga sistemi i gjyqsisë. Sistemi i gjyqsisë është shurdh ndaj gjithë këtyre sëmundjeve.

Ne kemi dy mundësi miqtë e mi. Kemi mundësi të qëndrojmë të lpërballemi, mbështetur mbi rrënjët tona të forta, të shëndosha, krenare. Apo kemi mundësinë të largohemi si gjethet e shpërndara nga stuhia.
Mirëpo, jo. Ne kemi vendosur të qendrojmë. Të përballemi dhe të mos largohemi, por të largojmë ata që janë shkaktarët e të gjithë këtyre sëmundjeve. Kemi vendosur ta marrim fatin tonë në dorë vetë. Kemi vendosur ta marrim fatin e Shqipërisë në dorë vetë.

Do i luftojmë këto viruse në çdo zyrë, në çdo institucion, në çdo rrugë, në çdo shesh, kudo ku të jenë, sepse ata nuk ikin vetë. Ikin vetëm po t’i heqim ne.

Ne jemi sistemi imunitar i Shqipërisë. Ne mund ta bëjmë këtë!

Se në fund fare, pavarësisht se çfarë pjesë e pemës jemi rrënjë, degë, trung, gjethe, nuk ka rëndësi. Është po e njëjta pemë që po rreh stuhia.

Mirëpo, stuhia më e fortë rrahu, po rrënjët tona mbajtën. Trungu jonë u forcua. Degët u shtuan. Dhe tani që po vjen pranvera. Do vijë gjelbërimi dhe gjallëria. Do vijë fitorja për Tiranën. Do vijë fitorja për Shqipërinë”, tha Alimehmeti.

12:41- Protesta e opozitës, Këlliçi: Rama shkatërroi Shqipërinë, zari i tij zhduku identitetin e Tiranës, t’i largojmë me votë

Kandidati i PD për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, ishte i pari që hapi radhën e fjalimeve në protestën e opozitës.

Në fjalën e tij Këlliçi tha se sot qytetarët protestojnë për padrejtësitë që qeveria i ka bërë këtij vendi.

Ndërkohë gjatë fjalës së tij pyeti qytetarët se a e kanë parë se në çgjendje ëhstë sot Tirana, se si e ka shndërruar veliaj kryeqytetin e shqiptarëve, të cilin e quajti si zari i Ramës.

Sa shumë jemi. Ju dëgjoj nga këtu deri te Sheshi Skënderbej!
Rama ik! Rama ik!

Shqipëria është derdhur këtu në këtë shesh!

Në 103 vjetorin e saj si kryeqytet, Tirana sot është më e gjallë, më e shndritshme, më e bukur se kurrë me ardhjen tuaj. Sot i kemi zemrat plot se kemi miq nga e gjithë Shqipëria, nga çdo krahinë e qytet i vendit.
Ja mirë se erdhët dhe ju lumshin këmbët!

Tirana na ka mbledhur të gjithëve, na ka bashkuar për të kundërshtuar njëzëri të gjitha padrejtësitë që i bëhen vendit tonë nga kjo godinë. Këtu është strumbullari i të gjitha të këqijave, i të gjitha aferave që i kanë marrë arkës sonë të përbashkët miliarda euro. Para që iu morën fermerëve, minatorëve, naftëtarëve, spitaleve, shkollave, kopshteve dhe çerdheve.

Para që u vodhën me asfalt elektoral, farsa rindërtimi dhe me inceneratorë imagjinarë.

Para që i jepen agjentëve të huaj për ta lënë vendin pa opozitë, që shqiptarët të mos kenë alternativë në zgjedhje, që 14 maji të jetë një e diel e zakonshme dhe jo një ditë shprese për ndryshim. Po përse paguajnë për të eliminuar opozitën, këta që janë të pathyeshëm?
Paguajnë sepse kanë frikë nga opozita, nga 14 maji, kanë frikë nga ju, nga vota juaj dhe fuqia që ju jep vota.
Përse zhvillojnë takime sekrete, përse fshihen? Sepse marrëveshjet që bëjnë janë të paligjshme, korruptive dhe antidemokratike dhe janë të vetëdijshëm që këtë rradhë kanë shkelur në kallo.

Një pyetje kam: Kush e ka parë kryeministrin? Ku është VIP-i? Po këtë që do varte tek palmat e kryeministrisë, zarin e tij në Bashkinë Tiranë, a e ka parë njeri këto ditë?

Ish-zëvendësi i tij është kapur. S’ka ku e luan tani. Nëse drejtësia e ka çarkun e madh, edhe tigri bie në çark.

Rrugës për këtu, e patë trafikun e Tiranës, sa kohë duhet këtu për të mbaruar një hall?

E patë batërdinë me kulla që është bërë në sheshin Skënderbej?
Ju lutem kthejeni kokën dhe më thoni, a e shihni dot Sahatin e Tiranës?
E zhduku me një firmë që hodhi. Kaq vlejti për kryebashkiakun simboli i Tiranës, kaq vlejti identiteti i kryeqytetit. Nuk do më bënte fare habi nëse na quan sërish “shpellarë”.
Edhe sot në 103 vjetorin e Tiranës kryeqytet, zari i Ramës në Bashki po mundohet të na hedhë hi syve sikur promovon kulturën me inskenime koncerte lagjesh, ndërkohë që pak metra më tutje rrënohet Radio Tirana, në një kurs shkatërrimi pa kthim, gati për të ndjekur të gjithë vilat e tjera tradicionale të rrrugës Kont Urani, të cilat ja kanë lënë vendin kullave të betonit, e që e kanë shndërruar atë zonë të Tiranës nga një oaz mimozash, në labirinte betoni.

Është kryebashkiaku i vetëm në Europë që publikisht ka fyer të rinjtë që jetojnë në konvikte, pa të cilët Tirana mbetet e shkretë. Të rinj e të reja nga e gjithë Shqipëria vijnë në Tiranë për studime. Prindërit e tyre paguajmë miliona euro qira. I sjellin Tiranës para, vrull, energji. Energji që do duhej t’i kishte vetë një qytet me 1 milionë banorë, por ja që nuk i ka, sepse nuk administrohet. Nëse do të administrohej Tirana nuk do të kishte këtë kaos të përditshëm, këtë stres në trafik, këtë ajër të ndotur që e thithim të gjithë.
Ky është qyteti ku ka më shumë policë bashkiakë se pemë, më shumë kondicionerë në një zyrë shteti se ngrohje nëpër kopshte e shkolla . Ky është qyteti ku kryebashkiaku bën aktorin dhe aktori – investitorin strategjik.

Këtu shitësit të vogël ambulant i konfiskojnë tezgën ndërsa kriminelit i thonë biznesmen.
Këtu jemi në qytetin ku shëndetësia qenka falas po për një varr paguhet nën dorë.
Kjo është Tirana ku premtohen parqe dhe lulishte por nuk të sheh syri një lule të mbjellë.
Keni ardhur në kryeqytetin e vetëm në Europë që në qendrën e vet mbillen shkurre dhe jo lule. Këtu dritat e rrugëve fiken natën dhe ndizen ditën.
A e dini se për të shkuar me urgjencë në spital, këtu mund të shkosh më shpejt me një betoniere se me autoambulancë?

Ju që mendoni se në kryeqytet ka siguri më të madhe për jetën, e dini se këtu zjarrfikësja nuk hyn dot brenda lagjeve, sepse oborret bëhen pallate? Se lulishtja bëhet kafene dhe kafeneja mbushet me fëmijë që nuk kanë ku të luajnë? Kam shumë për të thënë, se nuk flas vetëm si Belind.

Unë nuk po ju them vetëm të vërtetën time. Këto janë fjalët e inxhinier Fatjonit që banon në Njësinë 7, fjalët e profesor Adrianit nga Njësia 9, të Kriselës studente, të Etlevës arsimtare, të Arbrit taksist, të Elenës që është shitëse në Laprakë, të Sokolit pensionist dhe të atyre mijëra bashkëqytetarëve të mi nga çdo njësi që kam takuar e dëgjuar. Ato miliarda euro për të cilat flet Kontrolli i Lartë i Shtetit i janë vjedhur Fatjonit, Adrianit, Kriselës, Etlevës, Arbrit dhe secilit prej jush që keni ndjekur rrugën e protestës. U janë hequr atyre qindra mijërave që lanë Shqipërinë këto 10 vjet. I janë marrë pensionistëve, ushtarakëve, familjeve në nevojë, çifteve të reja që nuk blejnë dot një shtëpi në Tiranë.
Mua më vjen turp që më duhet të dal përpara njerëzve dhe të premtoj në vitin 2023 ujë të pijshëm, në një kryeqytet që ka më shumë depozita mbi pallat se depozita në bankë. Koha kur shqiptarët paguajnë për një shërbim që nuk e marrin do të marrë fund! Koha kur politikani premton një gjë dhe bën krejt të kundërtën e saj, duhet të marrë fund! Koha kur politikani del në çdo ekran sikur është në Tiranë dhe ndërkohë shullohet në Dubai apo Bali, duhet të marrë fund!
Kryeministri duhet t’i rrijë gatitu shqiptarëve dhe jo e kundërta. Kryebashkiaku duhet t’i rrijë pronto qytetarëve, sepse ata kanë në duar instrumentin e votës dhe mund ta heqin kur të duan. Të dy së bashku, Edi Rama dhe zari i tij, e kanë drejtuar Tiranën për 19 vjet. Kjo që shihni vërdallë është produkti i tyre.

Nëse Tirana nuk ndryshon, Shqipëria nuk ka për të ndryshuar. Një kryeministër në Perëndim i kapur në korrupsion është i korruptuar për të gjithë qytetarët, si për demokratët dhe socialistët.
Një kryebashkiak hajdut nuk ka rëndësi është hajdut socialist apo hajdut demokrat, hajduti mbetet hajdut dhe largohet me votë. E kur dhe drejtësia është e kapur, atëherë vota bën drejtësi.
Ndaj protesta më e madhe do të jetë më 14 maj.

Vota është instumenti më i madh i protestës. Edhe nëse nuk e ka moralin të japë dorëheqjen, kanë shqiptarët detyrën morale ta heqin më 14 maj. Me votë, me votë, me votë!
Le ta kthejmë sot Tiranën, në këtë 103 vjetor të saj si kryeqytet, në kryeqytetin europian të protestave”, tha Këlliçi.

12:35- “Dita me diell duket që në mëngjes!”, Meta: Mesazhin e sotëm e jep populli, Rama është i rrëzuar

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka dhënë një mesazh të fortë për qytetarët dhe pjesëmarrësit në protestë, teksa doli nga selia e partisë së tij.

“Dita me diell duket që në mëngjes! Asgjë nuk i shpëton krimin dhe korruptuesin. Asgjë s’e shpëton. Mesazhin e sotëm e jep populli. Edi Rama është i rrëzuar. E di që është një fajtor dhe që nuk do t’i shpëtojë dot llogaridhënies. Është një fillim pakti. Është nëj ndryshim që do ndodhë me çdo çmim, në mënyrë që të mos i dëbojë Edi Rama fëmijët e shqiptarëve, por të ikë njëherë e mirë, një orë e më parë nga zyra e kryeministrit. Apeli im është të gjithë të dëgjojnë zërin e popullit”, tha Meta.

12:27 – Protesta e opozitës, Berisha lë selinë blu dhe drejtohet për te kryeminsitria

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka dalë nga selia blu për t’iu drejtuar bulevardit “Dëshmorët e Kombit” për u bashkuar me protestuesit.

Berisah ndiqet nga qindra sipmatizantë dhe mbështetës, të cilët kanë që prej mëngjesit të ditës së sotme që e presin në seli për tu nisur ndrej kryeminsitrisë.

Kujtojmë që protesta e ditës së sotme vjen aps skandaleve të fundit qeveritare përfshirë dhe “çëshjtjen” McGonigal.

12:21 – Opozita zbret në shesh, Balla nga Fieri: Përgjigjen do ta marrin nga shqiptarët më 14 maj

Teksa opozita proteston sot në shesh kundër qeverisë, Taulant Balla nga Fieri e ka cilësouar protestën të thirrur për hallin e Sali Berishës. Sipas tij ka ikur koha që Berisha dhe Meta t’i marrin shqiptarët për budallenj dhe të gjithë e kuptojnë se protesta është thirrur për t’iu kundërvënë drejtësië.

Balla theksoi se mësimin do ta marrin nga shqiptarët më 14 maj, ditë kur do të mbahen zgjedhjet vendore.

“Sali Berisha sot ka thirrur protestë që të justifikojë hallin e tij. Të gjithë e dinë se është shpallur non grata. Pyetja është “ka ndonjë dyshim që Berisha s ka bërrë korrupsion.” Që nga dita e parë më 22 mars 1992, mori një shuplakë në zgjedhjet e korrikut dhe nga ai moment u mundua që zgjedhje të lira të mos kishte, e çoi vendin në kolaps. SHBA e ka shpallur non grata. Gjëja më qesharake është se del Berisha e thotë një person në SHBA më ka bërë këtë mua. Po është fshehje pas gishtit.

Dhe unë mendoj që ka ikur koha që Berisha e Meta t’i marrin shqiptarët për budallenj. Kush ka dy pare mend e kupton qe protesta është për t’iu kundërvënë drejtësisë. Protesta u thirr ditën që u thirr Shkëlzen Berisha në SPAK.

Ajo që dua të them unë nga Fieri është që këtyre shqiptarët duhet t’i japin një mësim siç duhet më 14 maj. Dhe ne jemi gati që këtë mesazh t’ua japim më 14 maj siç duhet në të gjithë Shqipërinë’ u shpreh Balla.

12:17 – Kryemadhi: Dal në protestë si qytetare, jo për liderët politikë

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, tha pak para fillimi të protestës se ajo del në shesh sot si qytetare dhe jo për liderët politikë.

Në një prononcim për mediat kryemadhi theksoi se sot protestës pritet t’i bashkohen edhe qytetarë të lëkundur politikisht, por që uk e durojnë dt më arroganën e kryeministrit Edi Rama.

Kryemadhi: Pjesëmarrja nuk ëhstë shumë nga rrethet se sa është pjesëmarrja e Tiranës Unë mendoj se sot jesëmarrja do të jetë shumë e madhe, nuk mendoj se do të jenë vetëm mbështetësit e partive politike, por dhe nga zona gri. Ajo që kam parë unë sot në rrugëte  Tiranës, kam vënë re se pjesa e lëkundur e politikës do të jetë këtu.

Pyetje: Sa do të zgjasë kjo protestë?

Kryemadhi: Nuk e kam idenë e asaj se se kam idenë e organizimit. Mund të pyesni PD-në, unë nuk jam më kryetare, jam deputete e Partisë së Lirisë. unë dal si qytetare nuk dal për liderët politikë. Pse dal si qytetare? mënyra se si Rama trajton me arrogancë gjithë shoqërinë shqiptare.

12:15 – “Burg Brother Vip”, të rinjtë me pankarta në duar nisen drejt kryeministrisë

Me moton “Shqipërisë do t’i dalim zot” qytetarët e thirrur nga opozita për të protestuar kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së PS kanë filluar të mbldihen në pika të shumta të kryeqytetit për tu grumbulluar më pas në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit.”

Ajo që bie në sy është një parrullë të cilën e mbanin në duar të rinjtë e cila thotë “Burg Brother Vip.”

Para Kryeministrisë është vendosur podiumi ku përfaqësuesit e opozitës do të mbajnë fjalimet e tyre. Dyert e kryeministrit janë të blinduara me veshje metalike, në pritje të protestuesve që janë nisur nga të gjitha rrethet. Në sheshin “Nënë Tereza” do të mblidhen protestuesit që vijnë nga Jugu, te sheshi “Skënderbej” do të mblidhen qytetarët që vijnë nga Veriu.

Policia ka marrë një sërë masash që prej ditës së djeshme për mbarëvajtjen e saj.
Situata aktualisht është e qetë.

12:01- Opozita në shesh për rrëzimin e qeverisë, Rama relaksohet duke bërë skulptura (VIDEO)

Ndërkohë kur mijëra qytetarë shqiptarë dhe opozita janë grumbulluar para kryeminsitrisë për të protestuar kundër skandaleve të fundit qeveritare përfshirë dhe çështjen “McGonigal”, kryeminsitri Edi Rama ka zgjedhur të relaksohet dhe t’i rikthehet hobit të tij në skulpturë.

Kreu i qeverisë ka publikuar një video në facebook, ku ndan disa çaste nga koha e tij duke bërë art me skulpurën, ndërsa ka dhe një mesazh për opozitën.

Ja çfarë shkruan Rama:

Ai momenti kur njëri thotë varja se u pre rruga dhe tjetri thot jo, sapo u hap një rrugë e re?

11:08 – Protesta e opozitës, Ambasada e SHBA thirrje qytetarëve amerikanë: Shmangni tubimin

Ambasada Amerikane ashtu si në çdo protestë tjetër që ndodh në Shqipëri, ju ka bërë thirrje qytetarëve të saj që të bëjnë kujdes dhe të qendrojnë larg gumbullimeve të mëdha.

Në njoftimin e ambasadës thuhet se qytetarët duhet të bëjnë kudes, pasi situata mund të ndryshojë menjëherë.

Në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, përballë Kryeministrisë është planifikuar të zhvillohet një protestë. Kjo protestë ka potencialin të përhapet në rrugët përreth duke shkaktuar bllokime të trafikut, devijime dhe mbyllje të rrugëve.

Qytetarët amerikanë këshillohen të shmangin tubimet e mëdha. Ndërsa shumë ngjarje të mëdha zhvillohen në mënyrë paqësore, disa situata mund të ndryshojnë shpejt dhe në mënyrë të paparashikueshme.

Monitoroni mediat lokale dhe ndiqni udhëzimet e autoriteteve lokale të zbatimit të ligjit për informacionin më të fundit” thuhet në njoftim.

10:43 – Protesta e opozitës, policia “blindon” kryeministrinë (VIDEO)

Mbi 1500  forca policie janë angazhuar ditën e sotme për mbarëvajtjen e protestës së opozitës, e cila do të zhvillohet në orën 12:00.

Siç shihet edhe në videon e siguruar nga AlbEu.com, forca të shumta policie duke nisur nga forcat e rendit e deri tek forcat speciale kanë rrethuar godinën e kryeminsitrisë.

Pavarësisht deklaratave të liderve të opoztës se protesta do të jetë e njëjtë me ato paraardhëse, paqësore dhe pa probleme, forcat e policisë do të vijojnë të jenë aty për çdo të papritur.

10:38 – Demokratët presin me brohorima dhe përqafime Sali Berishën në momentin kur hyn në seli

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ëhstë pritur me borhorima dhe ovacione, në momentin që është drejtuar për në hyrjen e selisë blu, nga ku pak pas çastesh priet të drejtohet drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit” për të mbajtur fjalimin para protestuesve.

Në momentin që Berisha është drejtuar në seli me dhjetra simpatizantë të PD e kanë pritur me brohorima, ku nuk kanë munguar s shtrëngimet e duarve dhe përqafimet.

Ashtu siç është parlajmëruar opozita do të zhvillojë një protestë sot në orën 12:00 para kryeminsitrisë, pas skandaleve të fundit qeveritare përfshirë dhe “çështjen McGonigal”.

Protestuesit do të grumbullohen në dy pika, disa do të nisen nga sheshi “Nënë Tereza” dhe një pjesë nga sheshi “Skënderbej”, për tu takuar të gjithë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

09:22 – “Shqipëria po marshon drejt Tiranës”, Berisha para protestës: Rroftë Revolucioni Demokratik

Teksa na ndajnë vetëm tre orë nga nisja e protestës së thirrur nga opozita, lideri demokrat Sali Berisha shkruan në Facebook se “Shqipëria po marshon drejt Tiranës.”

Berisha: Shqipëria po marshon drejt Tiranës! Tirana vërshon sot në rrugët dhe sheshet e saj! Rroftë Revolucioni Demokratik! #sb

Protesta është parashikuar në nisë në  orën 12:00 në Bulevardin Dëshmorët e Kombit.

Mbështetës të Partisë Demokratike nga rrethet pritet t’i bashkohen tubimit.

BERATI
Edhe sot demokratët beratas i bashkohen protestës së madhe të opozitës së bashkuar, që do të organizohet në Tiranë. Rreth 1000 protestues nga opozita e qarkut të Beratit janë nisur drejt Tiranës, për t’ju bashkuar protestës së sotme të opozitës. Nisja e demokratëve të Beratit është organizuar në aksin nacional Berat-Dimal, në Moravë, ku rreth 500 demokratë beratas janë nisur drejt Tiranës me mjete private, ndërkohë që dhjetëra të tjerë janë nisur që prej mbrëmjes së djeshme, nga frika se mos policia u ndalonte hyrjen në kryeqytet.

Vetë drejtuesit e 5 degëve të Partisë Demokratike në qarkun e Beratit konfirmojnë se protestuesit janë nisur në mënyrë të paorganizuar, me mjetet e tyre private pasi autobusët e linjës së Tiranës nuk kanë pranuar të nisen me protestues sepse janë njoftuar nga terminalët e linjave se nuk do të pajiseshin me lejen e udhëtimit. Nga dega e PD-së Kuçovë janë nisur drejt protestës në Tiranë 150 demokratë, nga Dimali 80 demokratë, nga Poliçani 65 dhe nga Skrapari 50 demokratë. Kryetari i degës së PD-së Berat, Shyqyri Dura ka deklaruar se demokratët beratas po i drejtohen revoltës popullore. Dura ka deklaruar se qytetarët beratas janë nisur në një mision, nga i cili nuk do të tërhiqen derisa Edi Rama të përgjigjet para ligjit.

KORÇA
Protestës së opozitës sot do i bashkohen edhe qytetarë nga Korça. Mësohet se nga ky qytet janë nisur rreth 400 persona me 55 mjete te vogla dhe 3 autobusë. Ndërkohë, nga Pogradeci rreth 150 qytetarë janë nisur me 35 automjete. Po ashtu nga Devolli do të marrin pjesë 250 qyetarë, të cilët janë nisur me makina private.

KRUJA
Rreth 1000 qytetarë nga rrethi i Krujës i bashkohen sot protestës së opozitës.
Nisja drejt Tiranës do të bëhet në mënyrë private me automjete dhe autobusë të linjës.
Sipas Agron Lokes kandidat i PD-së, për bashkinë e Krujës, nisja ka filluar që në orët e para të mëngjesit dhe qytetarët nuk kanë hasur pengesa deri me tani.

FIERI
Mbi 800 anëtarë dhe simpatizantë të Partisë Demokratike të degës së Fierit do t’i bashkohen protestës së sotme të organizuar nga opozita. Sipas kryetarit të Partisë Demokratike dega Fier, Rrapi Gjika drejt Tiranës janë nisur me automjetet e tyre private dhjetra demokratë, ku disa prej tyre kanë ardhur që mbrëmë, ndërsa të tjerë sot.

ELBASANI
Protestës së opozitës do i bashkohen edhe simpatizantë nga Elbasani. Nisja e tyre do të bëhet me autobusë nga selia blu e këtij qyteti, po ashtu dhe me makina private.

SARANDA
Burime nga selia e PD të Sarandës bëjnë me dije se rreth 100 demokratë të Sarandës, Konispolit dhe Finiqit, që do t’i bashkëngjiten sot protestës të paralajmëruar, që organizohet në Tiranë. Nisja e tyre ka filluar që të premten pasdite me makina të vogla. Ndërkohë që një pjesë për shkak të largësisë, është nisur që në orën 04.00 të mëngjesit të së shtunës. Ndërkohë, nga Delvina janë nisur rreth 50 persona.

08:50 – “Uragani po vjen”, Tedi Blushi për protestën: Rama është absolutisht i pashpresë!

Mijëra shqiptarë nga mbarë vendi pritet t’i bashkohen protestës së sotme të thirrur nga opozita.

Protesta pritet të jetë masive pasi të gjitha strukturat janë vënë në lëvizje për të siguruar një pjesëmarrje sa më të lartë përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi përmes një postimi në Facebook disa orë para nisjes së protestës e cilëson këtë të fundit si një uragan.

Blushi: Uragani po vjen!  Edi Rama është absolutisht i pashpresë! Ndryshimi i Madh fillon nga sot!  #EjaEdheTi #Bashkohu 12:00

Protesta e opozitës nuk ka një fat ndërkohë që një grup me 200 persona është caktuar që të merret për mbarëvajtje e protestës.

Grumbullimi i qytetarëve do të bëhet në sheshin “Skënderbej”, por pjesa me madhe e tyre do të jenë para selisë së PD-së, të cilët do të shoqërojnë kreun demokrat Sali Berisha drejt selisë së Kryeministrisë. Protestuesit do të protestojnë edhe para Bashkisë së Tiranës, ndërkohë që dera e Kryeministrisë është blinduar me veshje metalike. Protesta, e cila ka bashkuar demokratet, ka vënë në lëvizje policinë, e cila më herët njoftoi se mbi 1500 forca të policisë, duke nisur nga ato të rendit, FNSH dhe Garda e Republikës, do të jenë në terren për mbarëvajtjen e protestës ditën e sotme, që pritet të nisë në orën 12:00.

Në këtë proteste, demokratët artikulojnë drejtpërdrejtë dorëheqjen e Edi Ramës, ndryshe nga protestat e mëparshme ku largimi i Kryeministrit për demokratët thuhej se do të vinte vetëm përmes votës. Dalja në skenë e çështjes McGonigal dhe përmendja e drejtpërdrejtë e emrit të Kryeministrit Rama në aktakuzën e ish-shefit të FBI, për opozitën është një implikim i rëndë i kreut të qeverisë shqiptare për të cilën ai duhet të largohet menjëherë.

07:36 – Protesta e opozitës, disa rrugë të bllokuara, 1500 efektivë në terren, blindohet kryeministria

Ditën e sotme, 11 shkurt, opozita do të zhvillojë një protestë kombëtare e cila është parashikuar të fillojë në orën 12:00 përballë kryeministrisë.

Për liderët e opozitës, Sali Berisha dhe Ilir Meta, ky është një mobilizim si asnjëherë më parë dhe Tirana duhet të derdhet në shesh kurse Shqipëria duhet të vërshojë drejt Tiranës.

Mësohet se nuk do të ketë protestë vetëm para godinës së Kryeministrisë, por edhe para bashkisë së Tiranës si një nga institucionet e akuzuara nga opozita për korrupsion.

Në kuadër të kësaj proteste disa nga rrugët e kryeqytetit do të bllokohen. Gjithashtu 1500 efektivë të policisë së shtetit do të jenë në terren.

Sakaq godia e kryeministrisë është blinduar prej mbrëmjes së djeshme. Gjithashtu mësohet se është blinduar edhe kryesia e Kuvendit.

Nga ora 06:00 e mëngjesit (11 shkurt) nuk do të lejohet parkimi i automjeteve, në rrugët e poshtëshënuara:

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”, rruga “Papa Gjon Pali II”, bulevardi “Zhan D’Ark” dhe bulevardi “Bajram Curri”, nga kryqëzimi i rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”.

Gjithashtu, në këto rrugë, do të bllokohet qarkullimi i automjeteve, nga ora 10:00 e datës 11.02.2023 deri në përfundim të tubimit.

Protesta nuk ka një limit kohor se kur do të mbarojë pasi PD e Berishës thotë se do e përcaktojnë vetë qytetarët. Protestuesit fillimisht do të mblidhen tek selia e Partisë Demokratike, në sheshi ‘Skëndërbej’ dhe atë Nënë Tereza dhe më pas do të zhvendosen para kryeministrisë. Sipas organizatorëve, në shesh do të jenë rreth 100 mijë qytetarë.

Kjo protestë u njoftua nga Berisha pasi në akt-akuzën amerikane për agjentin e FBI, Charles McGonigal përmendej se ai ka zhvilluar takim me kryeministrin Edi Rama. Opozita e ka akuzuar kryeministrin Rama se ka paguar McGonigal për të shkatërruar PD, por nga ana tjetër kreu i qeverisë thotë se ka zhvilluar takim me agjentin në cilësinë e zyrtarit të FBI dhe se nuk ka asnjë lidhje me hetimin në SHBA.

Ish-agjenti i lartë i FBI-së Charles McGonigal  po përballet me dy akuza në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një në Nju Jork dhe një në Uashington D.C., ku në rastin e parë akuzohet se ka ndihmuar Oleg Deripaska, një oligark rus nën sanksione, me qëllim që të hiqet nga lista e biznesmenëve të sanksionuar nga qeveria e Shteteve të Bashkuara. Akuza tjetër lidhet me 2 shqiptarë, pasi zyrtari i lartë i FBI, po hetohet për marrjen 225 mijë dollarëve nga shqiptaro-amerikani Agron Neza, ish agjent shqiptar i inteligjencës, dhe mosdeklarim të tij, për të cilin ky i fundit pretendon se ia ka dhënë borxh./Albeu.com/