Sekuestrohen mbi 17 kg kokainë dhe 122 kg kanabis në Greqi, arrestohen dy shqiptarë

Dy shqiptarë janë arrestuar nga policia greke me akuzën e trafikut të drogës.

Një prej tyre i moshës 45-vjeç ka qenë i arrestuar më parë për drogë, ndërsa i arrestuari tjetër mësohet se është i afërmi i 45-vjeçarit.

Të lidhura

None found

Sipas informacioneve, policia ka lokalizuar në banesën në Aegaleo dhe ka konfiskuar 18 kg kokainë, 122 kg hashash, një pistoletë, fishekë dhe peshore.

Ndërkohë dy prej të arrestuarve janë pjesë e një rrjeti ndërkombëtar të trafikut të drogës, kryesisht kokainë, që hynte në Greqi nëpërmjet Shqipërisë.

/Albeu.com/


Shtuar 11.02.2023 09:54