Aksidenti me vdekje i “Xubit” të Yzberishtit, merret vendimi për shoferen 39 vjeçare

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest shtëpie” për Ankela Mulletin e cila u përfshi disa ditë më parë në aksident, ku mbeti i vdekur 45-vjeçari Fatmir Avdillari, i njohur ndryshe si ‘’Xubi’’ i Yzberishtit.

39-vjeçarja akuzohet për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor pasi gjatë aksidentit, duke drejtuar makinën e saj në bulevardin “Migjeni” në Yzberisht nga korsia e mesit bëri manovër të gabuar dhe u kthye majtas, duke i prerë kështu rrugën motorit Suzuki me të cilin udhëtonte Avdillri.

Më pas motori u përplas me një mjet tip “Benz” të parkuar, ndërsa trupi i Avdillarit u përplas mbi xhamin e parë të një makine “Opel”.

Avdillari gjeti vdekjen e menjëhershme në aksidentin e trefishtë ndërkohë që Mulleti ndodhet në spital në gjendje jo të mirë.Ankela Mulleti ka dy fëmijë të mitur, ndërkohë që mësohet nga Prokuroria se Avdillari me motorin e tij ishte duke ecur me një shpejtësi prej 180 km/h.


Shtuar 14.05.2021 14:42