Ankimimet PD dhe LSI për zgjedhjet në qarkun e Beratit, KAS shtyn vendimin për nesër

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve ka shtyrë për nesër dhënien e vendimit për qarkun e Beratit pas kërkesës së PD-LSI, të cilat kërkojnë shpalljen e pavlefshmërisë së zgjedhjeve.

Elvis Çefa ka njoftuar se KAS po vlerëson mundësinë e marrjes së provave shtesë dhe për këtë arsye iu nevojitet më shumë kohë për t’I identifikuar të gjitha

“Për të bërë një njoftim për palët pjesëmarrëse në këtë proces. Duke qenë se KAS po vlerëson mundësinë e marrjes së disa provave shtesë që do të jenë të domosdoshme do të na duhet edhe pak kohë tjetër shtesë për të identifikuar të gjitha. Për këtë arsye ne do të rrimë të tërhequr si komision për ta rimarrë këtë seancë bashkë me vendimin nesër në orën 10:00,” tha ai./albeu.com


Shtuar 14.05.2021 14:46

Tags: , , ,