Bledi Mane është banori më i ri i shtëpisë së “Big Brother Vip 2”

Banori më i ri i shtëpisë është bërë gazetari, Bledi Mane. Gazetari u prit në shtëpi nga Dea Mishel dhe treguan se punojnë bashkë e janë miq të mirë.

Në klipin e tij prezantues, Mane u shpreh se injoranca dhe niveli i ulët i arsimit e shqetëson, ndaj në këtë pikë nuk do të ketë kompromise.

Ai tha se nuk di të gatuajë dhe se dy gjëra i kishin ngelur pa provuar në jetë. Martesa dhe Big Brother Vip.

Bledi Mane ishte banori tretë i ri që ju bashkua shtëpisë së “Big Brother VIP”. Keisi Medini e njohur si vajza e Sabianit dhe aktori i humorit Tan Brahimi gjithashtu iu bashkuan shtëpisë së famshme./albeu.com/


Shtuar 8.02.2023 00:45