RB Leipzig po e ndjek nga afër situatën e sulmuesit Lutfi Dalipi, i cili aktualisht luan si i huazuar te FC Vaduz nga BSC Young Boys.
Sipas “4-4-2”, skuadra e Bundesligas ka shfaqur interes të konsiderueshëm për 20-vjeçarin me origjinë nga Presheva. Megjithatë, deri tani klubi gjerman ndodhet ende në fazën e vëzhgimit dhe nuk ka ndërmarrë hapa konkretë për transferimin e tij.
Të lidhura
None found
RB Leipzig nuk është klubi i vetëm që po e monitoron futbollistin. Në muajin shtator u raportua se edhe Fiorentina, Real Betis dhe SC Braga kanë ndjekur paraqitjet e Dalipit.
Sulmuesi ka kontratë me Young Boys deri në vitin 2030, ndërsa vlera e tij aktuale në treg llogaritet në 1.5 milion euro, sipas Transfermarkt.
Për momentin, Dalipi është i përqendruar te zgjedhja e përfaqësueses që do të ketë në të ardhmen. Në javët e ardhshme pritet të marrë vendimin përfundimtar nëse do të luajë për Kosovën apo Shqipërinë.
Futbollisti nga Presheva i ka bërë të ditur Zvicrës se nuk do të vazhdojë të luajë për të, pasi i ka premtuar gjyshit se do të përfaqësojë Kosovën ose Shqipërinë.







