Pranoi fajësinë për vdekjen e partneres në gjykatë, 35-vjeçari habit edhe avokatin e tij

Procesi gjyqësor për vdekjen e 39-vjeçares Ramona Rinaldi, në Como të Italisë, është shoqëruar me një kthesë të papritur. Partneri i saj, 35-vjeçari Daniele Re, u deklarua fajtor në sallën e gjyqit, duke befasuar edhe mbrojtësin e tij ligjor.

“Dua të deklarohem fajtor dhe t’u kërkoj falje familjes, të afërmve dhe të gjithëve”, u shpreh Re pasi përfundoi faza e paraqitjes së provave gjatë gjykimit.

Të lidhura

None found

Rinaldi u gjet e varur në kabinën e dushit të banesës së saj në Veniano, në mëngjesin e 21 shkurtit 2025. Në atë kohë, Daniele Re kishte telefonuar shërbimet e emergjencës gjatë orëve të para të mëngjesit dhe kishte deklaruar se ishte zgjuar rreth orës 05:00, por nuk e kishte gjetur partneren.

Sipas rrëfimit të tij, ai më pas kishte parë trupin e pajetë të 39-vjeçares në banjë. Megjithatë, verifikimet e kryera më vonë nga karabinierët në vendngjarje vunë në pikëpyetje rrethanat e vdekjes.

Vëmendjen e hetuesve e tërhoqi edhe lavatriçja në banjë, e cila ishte në funksion dhe kishte brenda rroba të ndryshme, mes tyre edhe këmishën e natës së Ramonës. Dyshimi i ngritur ishte se larja mund të ishte përdorur për të zhdukur një provë.

Pikëpyetje të tjera u krijuan nga deklarimet e fqinjëve. Ata thanë se gjatë natës, rreth orës 01:00, kishin dëgjuar një zhurmë të fortë, ndërsa Daniele Re deklaroi se nuk kishte dëgjuar asgjë. Të dhëna të tjera për kohën e vdekjes dyshohet se u siguruan edhe përmes ekspertizës autoptike, duke vënë në dyshim versionin e dhënë nga partneri i viktimës.

Hetuesit dyshojnë se shkak i mundshëm i vrasjes mund të ketë qenë frika e Daniele Re se Ramona do të vendoste t’i jepte fund lidhjes së tyre. Gjatë seancës, prokurori kërkoi një ekspertizë të re psikiatrike për të përcaktuar gjendjen mendore të të pandehurit dhe nëse ai kishte aftësinë t’i kuptonte e t’i kontrollonte veprimet e tij në çastin e ngjarjes.

Gjykata e Apelit me Jurë (Corte d’Assise) e miratoi kërkesën dhe vendosi që seanca e radhës të zhvillohet më 2 dhjetor.


Shtuar më 11.11.2026 19:32

bahis siteleriBursa Escortbahis sitelerijojobetgüvenilir bahis sitelerigüvenilir bahis siteleriyasal bahis sitelerigrandpashabetbetparkkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişUltrabetonline notaryjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişxbahisjojobetjojobet girişgiftcardmall/mygiftextrabetextrabet