Aksident tragjik në Lushnje, humbin jetën dy persona

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Kolonjë të Lushnjes. Makina ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal. Për pasojë kanë humbur jetën dy persona.

Policia dhe ambulanca kanë mbërritur në vendin e ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Lushnjë
Informacion paraprak

Sot rreth orës 13:20, në rrugën dytësore Kolonjë-Bubullimë, në urën e fshatit Bubullimë, automjeti tip “Toyota” ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal.

Për pasojë kanë ndërruar jetë shtetasi Xh. O., 68 vjeç, banues në Berat, dhe një shtetase ende e paidentifikuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./albeu.com


Shtuar 14.05.2021 13:58