VIDEO/ 27 orë nën rrënoja, nxirret e gjallë 24-vjeçarja

Banorët e Kahranmarmara, një nga zonat e prekura rëndë nga tërmeti me magnitudë 7.8 që goditi Turqinë dhe Sirinë herët të hënën, kanë kaluar një natë makthi.

Një numër i madh njerëzish janë ende të varrosur nën rrënojat e ndërtesave që u shembën si një anije letre.

Natën, temperaturat ranë deri në ngrirje, duke i bërë gjërat edhe më keq për personat e bllokuar dhe njerëzit që humbën shtëpitë dhe gjërat e tyre. Megjithatë, fillimi i ditës së re sjell shpresë, pasi një vajzë 24-vjeçare, e cila mbeti e ngujuar nën rrënoja për 27 orë, u shpëtua dhe u dërgua në spital.

Operacionet e kërkim-shpëtimit vazhduan gjatë natës në të ftohtë, shi apo borë, ndonjëherë me duar të zhveshura, për të shpëtuar çdo jetë që ishte e mundur.

Në Kahramanmaras, në veri të Hatajit, familjet u grumbulluan rreth zjarreve të hapura dhe u mbështollën me batanije duke u përpjekur të ngroheshin. Më shumë se 4,300 njerëz humbën jetën, në raportin e fundit zyrtar, të shpallur rreth njëzet orë pas tërmetit të parë, 2,921 në Turqi, sipas agjencisë së fatkeqësive AFAD, 1,440 të tjerë në Siri. /Albeu.com/


Shtuar 7.02.2023 07:54