Mbi 7000 të vdekur nga tërmeti shkatërrues në Turqi e Siri, Erdogani shpall gjendjen e jashtëzakonshme për 3 muaj

Po vazhdojnë përpjekjet për të shpëtuar personat që besohet se kanë mbetur nën rrënojat e mijëra ndërtesave të shkatërruara nga tërmetet e fuqishme që goditën Turqinë dhe Sirinë.

Mbi 7.000 persona raportohet se kanë vdekur, pasi një tërmet prej 7.8 ballësh goditi në orët e para të mëngjesit të 6 shkurtit. Epiqendra e tërmetit të së hënës ishte rreth 26 kilometra nga qyteti Nurdagi dhe rreth 33 kilometra larg qytetit Gaziantep, tha Shërbimi Gjeologjik amerikan.

Po ashtu, gjatë po asaj dite, u regjistrua një tërmet tjetër i fuqishëm prej 7.5 shkallësh të Rihterit.

Shtetet në mbarë botën kanë thënë se do të dërgojnë ekipe për të ndihmuar në operacionet e shpëtimit, por deri më tani vetëm pak ekipe kanë arritur në vendngjarje.

Operacionet e kërkim-shpëtimit janë penguar nga temperaturat e ftohta dhe nga afër 200 dridhje pasuese të tokës, që kanë bërë të rrezikshme kërkimet në strukturat e paqëndrueshme.

Të paktën 2.921 persona janë vrarë në dhjetë provincat turke, ndërkaq mbi 20.000 të tjerë janë plagosur, kanë thënë autoritetet turke.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka shpallur shtatë ditë zie kombëtare.

Në Siri, numri i viktimave në territoret e kontrolluara nga Qeveria ka arritur në 656 persona, ndërkaq 1.400 të tjerë janë plagosur, tha Ministria e Shëndetësisë.

Në pjesën veriperëndimore të shtetit, që kontrollohet nga rebelët, është raportuar se janë vrarë 450 persona dhe qindra të plagosur.

Qeveritë nga e mbarë bota kanë ofruar ndihmë për Turqinë dhe Sirinë pas tërmeteve të fuqishme. I fundit ishte presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol, i cili tha se ishte i gatshëm të dërgonte një ekip të kërkim-shpëtimit prej 60 personat si dhe furnizime mjekësore.

22:42- “Jo faleminderit”, Turqia refuzon ndihmën e Qipros pas tërmetit

Republika e Qipros shprehu gatishmërinë e saj për të ndihmuar në përpjekjet e shpëtimit pas tërmetit shkatërrues në Turqi, por pala turke nuk e pranoi ndihmën e ofruar.

Drejtori i Përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Jashtme qipriote, Kornelios Korneliou, i tha Agjencisë së Lajmeve të Qipros se vendi përcolli këtë gatishmëri si përmes Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile ashtu edhe përmes negociatorit grek qipriot, Menelaus Menelaou, megjithatë, dhënia e çdo ndihme nuk u pranua nga pala turke.

Korneliou shpjegoi se përmes Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile çdo vend anëtar i BE-së mund të shprehë gatishmërinë e tij për të ofruar ndihmë në raste fatkeqësish të tilla si tërmetet.

“Ne, pas konsultimit me Mbrojtjen Civile, shprehëm gatishmërinë për të ndihmuar me një ekip shpëtimi të përbërë nga 21 persona dhe mbrëmë ata na janë përgjigjur ‘jo faleminderit’”, tha ai.

Ishulli i Mesdheut është ndarë midis komuniteteve greke dhe turke qipriote që nga viti 1974. Administrata greke qipriote është e vetmja qeveri e njohur ndërkombëtarisht.

22:35- Trajneri me lot në sy jep lajmin e dhimbshëm për ndarjen nga jeta të portierit të njohur turk (VIDEO)

Tërmeti i fortë i së hënës i cili goditi Turqinë dhe Sirinë ka marrë mbi 7 mijë jetë njerëzish deri në këto momente, ndërkohë që mijëra të tjerë janë plagosur.

Mes viktimave ka patur edhe emra të njohur të botës së sportit dhe politikës.

Në një intervistë për mediat turke Drejtori teknik i Yeni Malatyaspor, Yilmaz Vural konfirmoi me lot në sy lajmin për ndarjen nga jeta të portierit Eyup Ahmed Turkaslan për shkak të plagëve të marra nën rrënojat që shkaktoi tërmeti i së hënës në Turqi.

Vural konfirmoi se Turkaslan vdiq në tragjedinë që goditi vendin.

Prezantuesja e emisionit, Didem Arslan Yilmas foli me Vuralin i cili filloi të përlotej kur përmendi portierin.

Gjatë ditës pati shumë informacione kontradiktore për gjendjen e Turkaslanit, pasi raporti fillestar se ai kishte vdekur u mohua, por shpresa shumë shpejt u zëvendësua nga trishtimi, pasi klubi konfirmoi se ai kishte ndërruar jetë.

22:07- Siria e goditur rëndë nga tërmeti, kërkon ndihmë nga Perëndimi

Ministri i Jashtëm sirian u ka kërkuar vendeve evropiane të dërgojnë ndihma.

Faisal Mekdad tha se sanksionet e vendosura ndaj Sirisë nga Mbretëria e Bashkuar dhe SHBA nuk janë një justifikim për të mos dërguar mbështetje.

Zyrtarët sirianë kanë argumentuar prej kohësh se sanksionet perëndimore kanë dëmtuar përpjekjet e rindërtimit në zonat ku lufta civile 12-vjeçare e vendit ka rënë.

Por Shtetet e Bashkuara dhe vendet evropiane kanë thënë se sanksionet synojnë të bëjnë presion mbi qeverinë siriane në një proces politik që mund t’i japë fund konfliktit.

Siria ka nevojë urgjente për ndihmën ndërkombëtare në përpjekjet e saj të kërkimit dhe shpëtimit, pasi tashmë po përballej me një krizë humanitare përpara tërmetit.

Vendi ka duruar disa kriza vitet e fundit, duke përfshirë një luftë civile, krizë ekonomike dhe në dhjetor një shpërthim kolere.

Që nga tërmeti që goditi të hënën, mbi 40 vende janë zotuar të dërgojnë ndihma, duke përfshirë ekipet e kërkimit dhe shpëtimit,në Siri dhe Turqi.

Këta kryesisht kanë ofruar ndihmë për Turqinë, megjithëse Kombet e Bashkuara i kanë dërguar mbështetje Sirisë gjatë gjithë ditës së sotme.

Mbështetja është ndërprerë për momentin mëngjesin e sotëm për shkak të rrugëve të dëmtuara dhe problemeve logjistike.

Madevi Sun-Suona, një zëdhënëse e OKB-së, tha se disa rrugë që do të përdoren për të transportuar ndihmën shumë të nevojshme janë të prishura ose të paarritshme.

“Ka çështje logjistike që duhet të trajtohen. Ne nuk kemi një pamje të qartë se kur do të rifillojë”, shtoi zonja Sun-Suona.

20:45- Moti kundër Turqisë, temperaturat në qytetin e goditur nga tërmeti zbresin në -5C

Temperaturat e ulëta ka vështirësuar përpjekjet e shpëtimit në Turqi dhe Siri, teksa kreu i Save the Children duke paralajmëruar se ftohti do të vrasë njerëzit.

Zonat e goditura nga tërmeti do të jenë kryesisht të thata për pjesën tjetër të kësaj jave, pasi stuhia Barbara solli erëra të forta, shi të dendur dhe borë malore në Turqi dhe pjesë të Lindjes së Mesme.

Temperaturat e ditës do të jenë disa gradë nën mesataren, ndërsa gjatë natës do të jetë shumë i ftohtë, sidomos në fund të javës.

Gaziantep, pranë epiqendrës së tërmetit në Turqi, mund të arrijë në -5C, me më shumë zona rurale, veçanërisht më lart, madje edhe më të ulëta.

20:32- Tërmeti i fortë, stadiumet në Turqi kthehen në qendra për mbledhjen e fondeve

Tërmeti i fortë që goditi Turqinë një ditë më parë, ka bërë që i gjithë populli të solidarizohet, ku një kontribut të madh po japin edhe klubet e futbollit.

Klubet Besiktas, Fenerbahçe dhe Galatasaray janë mobilizuar për viktimat e tërmetit. Stadiumet Vodafone Park, Ulker dhe Nef u shndërruan në zona grumbullimi për viktimat e tërmetit.

Të 3 klubet e mëdha kërkuan që furnizimet të dërgoheshin në stadiumet Vodafone Park, Ulker dhe Nef. Klubi Galatasaray njoftoi se furnizimet do të mblidhen në Taçspor, Ataşehir si dhe në stadiumin Nef.

Klubi Besiktas, i cili formoi “Komisionin e Komisionit të Ndihmës” brenda klubit, gjithashtu bëri thirrje për dhurim gjaku nga llogaria e tij në rrjetet sociale

20:18- “Nuk dua lodra, dua të na largosh nga këtu”, 7-vjeçarja mbron vëllanë nën rrënojat e tërmetit për 17 orë (VIDEO)

Pamje prekëse shfaqen vazhdimisht nga rrënojat e tërmetit që goditi Turqinë dhe Sirinë dhe deri tani ka lënë mbi 7000 të vdekur.

Së fundit, në rrjetet sociale po qarkullon një video e një vajze te vogël që përpiqet të mbrojë vëllain e saj të vogël, ndërsa të dy janë bllokuar në rrënojat e një ndërtese që u shemb pas tërmetit.

Vajza 7-vjeçare në Siri, së bashku me vëllain e saj, u gjetë nga ekipet e emërgjencës dhe u nxorrën nga rrënojat. Vogëlushja dëgjohet duke thënë “Nuk dua lodra, dua të na largosh nga këtu”.

Zëdhënësi i OKB-së, Mohamad Safa, i cili ndau një foto të ngjashme në Twitter, vuri në dukje se dyshja mbetën nën rrënoja për 17 orë dhe arritën të dilnin me siguri.

“Vajza 7-vjeçare që mbajti dorën në kokën e vëllait të saj të vogël për ta mbrojtur ndërsa ai ishte nën rrënoja për 17 orë, doli e sigurt…”, shkroi ai në Twitter.

20:14- Tërmeti në Turqi, Mbreti Charles mesazh ngushëllimi Erdoganit: Mendimet dhe lutjet tona janë me të prekurit nga fatkeqësia

Mbreti Charles III i ka dërguar një mesazh ngushëllimi presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan duke shprehur ngushëllimet e tij për të prekurit nga tërmeti që vrau mijëra në Turqi dhe Siri.

Në një deklaratë, Mbreti shkroi: “Unë dhe gruaja ime kemi qenë më të tronditur dhe thellësisht të pikëlluar nga lajmet e tërmeteve shkatërruese në Turqinë Juglindore”.

Mesazhi:

Mendimet dhe lutjet tona të veçanta janë me të gjithë ata që janë prekur nga kjo fatkeqësi e tmerrshme natyrore, qoftë përmes lëndimit apo shkatërrimit të pronës së tyre, si dhe me shërbimet e urgjencës dhe ata që ndihmojnë në përpjekjet e shpëtimit. nga Mbreti Charles III

Mendimet dhe lutjet tona të veçanta janë me këdo që është prekur nga kjo fatkeqësi e tmerrshme natyrore, qoftë përmes lëndimit apo shkatërrimit të pronës së tyre, si dhe me shërbimet e urgjencës dhe ata që ndihmojnë në përpjekjet e shpëtimit.

20:05- Rritet sërish numri i viktimave nga tërmeti në Turqi dhe Siri, mbi 7 mijë të vdekur

Është rritur sërish numri i personave që kanë vdekur nga tërmeti në Turqi dhe Siri.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve tani ka shkuar 7,266.

Kjo vjen pasi ministri turk i shëndetësisë konfirmoi se 5,434 njerëz kanë vdekur në vend.

Në Siri, të paktën 812 njerëz kanë vdekur në zonat qeveritare dhe rreth 1,020 kanë vdekur në zonat e kontrolluara nga rebelët.

18:48- Dëme katastrofike, imazhet satelitore para dhe pas tërmetit në Turqi

Imazhet satelitore të publikuara nga Maxar Technologies kanë ilustruar dëmet e shkaktuara nga dy tërmetet e fuqishme në Turqi, të cilët goditën mëngjesin e së hënës.

Fotot para dhe pas nga qyteti Islahiye në Turqinë juglindore kapin shkallën e dëmit, me ndërtesa të rrënuara në pak çaste.

Dy imazhet e mëposhtme janë marrë më 4 tetor 2022 dhe 7 shkurt 2023.

Siç duket, një numër ndërtesash janë shembur tërësisht, ndërsa të tjerat kanë rënë në anët e tyre dhe kanë mbushur tokën me mbeturina.

18:28- Tërmeti në Turqi e Siri, shkon mbi 6,300 numri i të vdekurve

Numri i të vdekurve nga tërmeti në Turqi dhe Siri ka shkuar më shumë se 6,300, tregojnë shifrat zyrtare.

Autoritetet turke thanë se më shumë se 4,500 njerëz kanë vdekur në Turqi, ndërsa më shumë se 1,800 njerëz raportohet të kenë vdekur nga tërmeti në Siri.

Komiteti Ndërkombëtar i Shpëtimit (IRC) ka paralajmëruar për “nevoja katastrofike humanitare” si në Turqi ashtu edhe në Siri.

Ai tha se energjia elektrike në të gjithë zonën e prekur mbetet me ndërprerje. Ka pasur disa përmirësime të vogla në Turqi, por në Sirinë veriore shumë zona janë ende jashtë rrjetit, me ndërprerjet e celularit dhe internetit duke e bërë reagimin dhe koordinimin edhe më të vështirë.

Furnizimet me gaz janë gjithashtu të prekura rëndë, që do të thotë se edhe nëse njerëzit mund të kthehen në shtëpi ata do të duhet të durojnë temperaturat e ngrirjes.

“Me përgjigjen në fillimet e saj, nevoja për ndihmë humanitare është e madhe. Rrugët dhe infrastruktura, si urat, janë dëmtuar që do të thotë se ka të ngjarë të jetë sfiduese për të marrë furnizime për ata që kanë më shumë nevojë”, paralajmëroi IRC.

Nërkohë OBSH bëri me dije se nga tërmeti janë prekur 23 milionë njerëz.

18:19- OBSH: 23 milionë njerëz janë prekur nga tërmeti në Turqi dhe Siri

Sipas vlerësimeve paraprake të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), numri i njerëzve të prekur në të gjithë Turqinë dhe Sirinë pas dy tërmeteve të mëdha mund të jetë 23 milionë ose më shumë.

Dr Margaret Harris tha për BBC World Service Newshour se “shumë spitale thjesht nuk kanë atë që u nevojitet për të funksionuar, gjëra të thjeshta si energjia”.

Duke komentuar frikën se numri i të vdekurve mund të rritet edhe më tej, ajo paralajmëron “derisa të keni pastruar të gjitha dëmet, nuk e dini se sa njerëz kanë vdekur”.

“Fatkeqësisht, nëse nuk kujdesemi për njerëzit sa më shpejt që të jetë e mundur, ju do të merrni njerëz që sëmuren shumë në afat të mesëm dhe afatgjatë si rezultat i asaj që ata përjetuan në atë natë të tmerrshme.

Përtej punës së menjëhershme për të ndihmuar, të lënduarit fizikisht, do të duhet të ketë një fokus në mbështetjen e atyre që kanë humbur të afërmit ose kanë parë shtëpitë e tyre të shkatërruara.

Ata janë aq thellë të traumatizuar saqë efektet mbi ta mund të jenë shumë afatgjata nëse e bëjnë këtë, nuk merrni mbështetje shumë të mirë psikosociale”, tha ajo.

Dr Harris thotë se aksesi në Sirinë veriore për punonjësit e shëndetësisë, ku territori mbahet në mënyra të ndryshme nga fraksione të ndryshme ndërluftuese, është “nevoja numër një” e OBSH-së

18:17- Si do të ndikojë tërmeti në zgjedhjet e Turqisë në maj, a do të “lëkunden” pozitat e Erdogan?

Turqia jugore dhe Siria veri-perëndimore u goditën nga një tërmet i fuqishëm në orët e para të mëngjesit të 6 shkurtit.

Deri tani janë regjistruar më shumë se 5000 mijë viktima, me mijëra të plagosur nga të dyja anët.

Kjo katastrofë e gjen Turqinë në një situatë të vështirë ekonomike dhe ndër të tjera në një vit zgjedhor dhe sipas ekspertëve sjell mundësi dhe rrezik për presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan kur kanë mbetur vetëm tre muaj nga zgjedhjet kombëtare, shkruan Sky News.

Erdogan ka shpallur një gjendje të jashtëzakonshme tre-mujore pas katastrofës, duke i dhënë atij fuqi emergjente në prag të votimeve në maj.

Qeveria e tij thotë se masa është e nevojshme për t’u marrë me një katastrofë masive humanitare me të cilën vendi po përballet, por që i lejon Erdoganit të qeverisë me dekret, duke anashkaluar qeverinë nëse dëshiron.

Partitë opozitare dhe disa banorë kanë akuzuar tashmë qeverinë se po vepron shumë ngadalë pas tërmetit. Dështimi për të zbatuar rregullat për tëndërtuar godina të mbrojtura nga tërmetet, si pasojë korrupsionit, është një ankesë e shpeshtë pas tërmeteve në Turqi. Këto pretendime mund të dëmtojnë perspektivat e Erdoganit në votime.

Por vëzhgues të tjerë thonë se qeveria deri më tani ka qenë e shpejtë për të mobilizuar mijëra punëtorë shpëtimi dhe ndihma. Kjo është një mundësi që Erdogan të shfaqet si lideri i fortë dhe vendimtar që pretendon të jetë.

Në të kundërt, ndikimi në ekonomi mund të jetë i konsiderueshëm. Vëzhguesit financiarë e kanë quajtur tërmetin një ngjarje të rëndë, një ngjarje të paparashikueshme, jashtëzakonisht negative. Rindërtimi do të kushtojë miliarda dhe mund të zvogëlojë rritjen në të gjithë ekonominë për shkak të shkallës së madhe të zonës së shkatërruar.

Keqmenaxhimi i çuditshëm i Erdoganit i ekonomisë ka bërë të vetën. Ai këmbëngul që rritja e normave të interesit rrit inflacionin. Ekonomistët besojnë se e kundërta është e vërtetë. Inflacioni po shkon në rreth 60%.

Deri më tani, asnjë nga këto nuk ka bërë shumë për të dëmtuar shanset e tij për t’u rizgjedhur me opozitën e dobët, të pabashkuar dhe të çorganizuar. Nëse ndikimi ekonomik i tërmetit ndihet mjaft herët dhe përpjekjet për ndihma konsiderohen si të pamjaftueshme, kjo mund të zvogëlojë popullaritetin e presidentit në muajt vendimtarë përpara votimit, përfundon Sky News.

17:54- Tërmeti i fortë në Turqi, eksperti italian: Pllaka e Anadollit është zhvendosur me 10 metra

Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë (INGV), Aleesandro Amato, në një intervistë për ANSA deklaroi se nga tërmeti i fortë që përfshiu turqinë dhe Sirinë një ditë më parë, pllaka e Anadollit është zhvendosur deri në 10 metra.

Ai tha se tërmetet aktivizuan një çarje të re tektonike në kufirin midis Turqisë dhe Sirisë, gjë që shkaktoi zhvendosjen e tokës deri në 10 metra.

Ka pasur një zhvendosje tërthore ”, theksoi ai, duke shtuar se toka rrëshqiti horizontalisht përgjatë dy skajeve të thyerjes tektonike të orientuar majtas, në drejtim të detit Egje.

17:49- “Ekipi i kërkim-shpëtimit në Malatya”, Rama poston fotot e skuadrës shqiptare në Turqi (FOTO LAJM)

Kryeministri Edi Rama ka postuar një foto të ekipit shqiptar të kërkim shpëtimit, që kanë shkuar në Turqi pas tërmetit tragjik që deri më tani ka shkaktuar mbi 5 mijë viktima.

Ekipi shqiptar ndodhet në qytetin Malatya, ku po zhvillon kërkimet për personat e mbijetuar nën rrënojat e tërmetit.

“Skuadra shqiptare e kërkim-shpëtimit në rrënojat e tragjedisë në Malatya”, shkruan Rama.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Edi Rama (@ediramaal)


Kujtojmë se ekipi shqiptar prej 53 personash, mjekë dhe specialistë të grupeve të kërkim-shpëtimit, ka mbërritur në Turqi paraditen e sotme, për të marrë pjesë në operacionet e kërkim-shpëtimit.

Ekipi u nis mbrëmjen e shkuar rreth orës 22:30 nga aeroporti i Rinasit por për shkak të vonesave që kishte dhe motit të paqëndrueshëm ishte pamundur të bëhej ulja e avionit nga Stambolli drejt zonës së prekur nga tërmeti, ku aktualisht ndodhet edhe ekipi shqiptar.

Nuk duhet të harrojmë se gjatë kohës së tërmetit në Shqipëri, më 26 nëntor 2019, Turqia solli ekipet e saj për ndihmë

17:31- “Po na lënë të vdesim”, të mbijetuarit dëgjojnë të afërmit e bllokuar nën rrënoja duke bërtitur për ndihmë

Turqia po përjeton tmerr pas tëremtit që deri më tani ka shkaktuar mbi 5 mijë të vdekur. Ekipet e kërkim shpëtimit vazhdojnë kërkimet, për të mbijetuarit.

Përveç trishtimit, familjarët e personave që janë nën rrënoja janë zemëruar pasi dëgjonë të afërmit e tyre të dëshpëruar duke thirrur pë ndihmë.

“Ne po na lënë të vdesim,” bërtiti një grua ndërsa banorët përdorën duart e tyre të zhveshura për të lëvizur rrënojat dhe gurët.

Të tjerë po përdorin çekiç dhe kazma, çdo mjet që mund të vënë në duar, në përpjekje për të arritur tek të afërmit që ata thonë se janë poshtë dhe që mund të jenë gjallë.

Një grua tjetër qau teksa zbuloi se kishte dëgjuar vëllain e saj duke thirrur për ndihmë. Ajo tha se ai po thërriste emrin e tij dhe po lutej për ndihmë.

“Kishte 25 njerëz vetëm në atë ndërtesë,” tha ajo, duke treguar një bllok apartamentesh.

Ajo tha se u përpoq të telefononte grupin e koordinimit të urgjencës të Turqisë, “por askush nuk erdhi”.

17:29- Tërmeti në Turqi dhe Siri, Meksika dërgon qentë e famshëm të kërkim-shpëtimit

Meksika, një vend ku tërmetet janë të shpeshta, po dërgon një grup prej 16 qensh kërkim-shpëtimi në Turqi.

Qentë fituan zemrat e meksikanëve kur kërkuan rrënojat e tërmetit që goditi Mexico City dhe rajonet e afërta në 2017, duke vrarë qindra njerëz.

Më e famshmja prej tyre, Frida, që shpëtoi 12 njerëz gjatë karrierës së saj, vdiq nga pleqëria tre muaj më parë.

Por disa nga qentë me përvojë që kanë punuar përkrah Fridës në 2017 janë pjesë e ekipit, si Ecko.

Ministri i Jashtëm i Meksikës Marcelo Ebrard postoi në Tëitter foto të qenve pak para nisjes.

Tërmeti më vdekjeprurës i Meksikës ndodhi në vitin 1985, kur të paktën 5,000 njerëz u vranë në kryeqytet dhe rrethinat e tij.

17:23- Tërmeti apokaliptik në Turqi dhe Siri, eksperti: Mund të shkaktojë rrëshqitje të mëdha dheu

Turqia dhe Siria janë duke përjetuar një tragjedi pas goditjes së fortë të tërmetit mëngesin e ditës së hënë, i cili aktualisht ka lënë mbi 5 mijë viktima, mijëra të tjerë të plagosur dhe nën rrënoja.

Por për ekspertët duket se e keqja nuk ka mbauar ende, pasi përvecc pasgoditjeve tërmeti me magnitudë 7.8 do të lërë dhe pasoja të tjera.

Bruce Malamud, profesor i rreziqeve natyrore dhe mjedisore në King’s College në Londër, tha se aktiviteti sizmik “ka të ngjarë të shkaktojë qindra ose mijëra rrëshqitje dheu brenda disa orëve”.

“Agjencitë dhe menaxherët e ndihmës ndaj rreziqeve duhet të jenë të vetëdijshëm për rreziqe të tjera natyrore,” tha ai.

Sipas profesorit, një numër i madh njerëzish do të duhet të zhvendosen dhe zyrtarët duhet të sigurohen që ata të mos zhvendosen në zona të prirura ndaj rreziqeve të tjera.

Ai riktheu në kujtesë një ngjarje të ndodhur pas rënies së një tërmeti vite më parë në Azi, ku sipas tij shumë njerëz vdiqën pasi u zhvendosën në një fushë e cila u përmbyt disa muaj më vonë.

16:33- “E gjithë familja ime ishtë nën rrënoja”, mjeku turk që punon në Shqipëri rrëfen momentet e tmerrit

Turqia dhe Siria prej dy ditësh vijojnë të përjetojnë një nga tragjeditë më të mëdha të viteve të fundit, pas tërmetiti me magnitudë 7.8 që goditi dy vendet një ditë më parë.

Goditja e tërmetit ka lënë dëri në këto momente mbi 5 mijë viktima, mijëra të tjerë të plgosur si dhe një numër shumë të madh njerëzish nën rrënja.

Grupe të shpëtimit nga e gjithë bota janë bërë bashkë për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve turq dhe sirianë që janë në një situatë vërtetë tragjike.

Vuajtjet e popullit turk i përjetuan edhe qytetarët shqiptarë të cilët e kanë ende të freskët tërmetin e 26 nëntorit të vitit 2019-të, por edhe për shkak të lidhjeve të ngushta që kemi me qytetarët turq, ku shumë prej tyre kontribuojnë në vendin tonë.

Në një intervistë për News 24 mjeku i njohur turk Taner Akdamar, i cili jeton dhe punon në Shqipëri, tregoi dramën që ka përjetuar fmilja e tij përgjatë këtyre dy ditëve.

Ai tha se familjarët e tij jetojnë në një nga zonat e prekura nga tërmeti. Ai tha se tani familja e tij e ngushtë është mirë, ndërsa vëllai dhe familja e tij janë nxjerrë nga rrënojat pas katër orësh.

Ndërkohë tha se mbi 60 familjarë të tjerë të tij janë të zhdukur dhe po kërkohet nën rrënoja për t’i gjetur.

Zona ime është ajo ku ka rënë tërmeti, dhe prindërit e mi, vëllezërit, të gjithë aty jetojnë. Pas 5 orësh kam marrë informacione. Një vëlla i imi me gjithë familjen kanë qenë nën rrënoja dhe janë nxjerrë pas katër orësh. Tani janë mirë të gjithë, por ka ende të afërm që nuk kemi asnjë kontakt me ta. Në këto momente nuk kemi akoma informacione të sakta, por deri tani afërsisht mbi 60 të afërm nuk kemi informacion”, u shpreh mjeku turk

16:28- Mbretëria e Bashkuar dërgon specialistë të kërkim-shpëtimit në Turqi

Ministri britanik i zhvillimit Andrew Mitchell, ka folur sot për Sky News duke u shprehur se megjithëse buxheti i ndihmës i Britanisë është “nën tendosje shumë të konsiderueshme”, burimet do të gjenden pasi një pjesë e buxhetit është “gjithmonë” e gdhendur për të përballuar krizat humanitare.

“Kjo është ajo që njerëzit në Britani presin që ne të bëjmë. Britania është gjithmonë aty e para dhe me forcë për të ndihmuar kur ndodhin këto katastrofa të tmerrshme. Dhe ne do të jemi atje këtë herë,” tha Mitchell.

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka dërguar një ekip prej 76 specialistësh të kërkim-shpëtimit në Turqi për të ndihmuar në kërkimin e të mbijetuarve./

 16:11- Mrekulli! 29 orë nën rrënojat e tërmetit, nxirret gjallë foshnja 2 muajshe (VIDEO)

Ndërsa numri i të vdekurve nga tërmeti në Turqi, në kufirin me Sirinë, ka arritur mbi 5,000, ndërsa ekipet e kërkim shpëtimit vijonë punën për gjetjen e trupave nën rrënoja.

Një video e shpërndarë së fundmi në Twitter, ka prekur të gjithë, pasi një foshnjë 2 muajshe është nxjerrë gjallë nga rrënojat, 29 orë pas tërmetit.

 

Pranë tij është gjendur gjyshi, i cili siç shihet dhe në video, dëgjohet duke qarë nga gëzimi se nipi i tij është gjallë.

 

15:45- Kuzhinieri i famshëm CZN Burak me lot në sy, siguron ndihmë ushqimore për zonat e prekura nga tërmeti: Kemi mbushur kamionët (VIDEO)

Mbi 5,000 njerëz kanë hmbur jetën pas tëremtit vdekjeprurës që goditi Turqinë dhe Sirinë më 6 shkurt. Ndërsa zonat e prekura po përjetojnë tmerrin, njerëzit e tjerë kanë filluar të japin kontributin e tyre për njerëzit atje.

Burak Özdemir, i njohur si CZN Burak, ka pasur shpesh në agjendën e tij ndihmën për njerëzit në nevojë dhe as këtë herë ai nuk është kurser, për t’u siguruar ushqim njerëzve të vendit të tij.

Me lot në sy, Burak Özdemir ka njoftuar se do të ndihmojë provincat e prekura nga tërmeti me qendër Kahramanmaraş.

Ai gjithashtu kërkoi ndihmë edhe nga të tjerët, pa gjendjen e qytetit të tij pas tërmetit.

“Ju lutemi të gjithve të bëni më të mirën”.

15:43-Rrëqeth 9-vjeçari, dhuron kursimet e tij për të prekurit nga tërmeti në Turqi: S’ka problem nëse nuk blej çokollata

“Fëmijët atje s’duhet të kenë të ftohtë, as të jenë të uritur. Do të dërgoj rrobat dhe lodrat e mia për fëmijët atje”, këto janë fjalët e një 9-vjeçari në Turqi, i cili ka vendosur që të dhurojë kursimet e tij për prekurit nga tërmeti që goditi vendin mëngjesin e së hënës.

Fëmija ka shkruar gjithahstu një letër për të mbijetuarit e tërmetit, të cilën e nisi së bashku me kursimet e tij, lodrat dhe rrobat për bashkëmoshatarët e prekur nga tërmeti.

Mediet turke shkruajnë se 9-vjeçari ka përjetuar gjithashtu një tërmet të forte vitin e kaluar, ku për fat të mirë ka shpëtuar.

Ai i mbijetoi një tërmeti me magnitudë 5.9 Rihter në provincën veriperëndimore të Duzces vitin e kaluar.
Gjesti i tij ka përlotur ekipet e Kryqit të Kuq, të cilëve 9-vjeçari iu dorëzoi lodrat, kursimet dhe letrën për të prekurit nga tërmeti.

14:44- Tërmetet shkatërruese në Turqi, mes të prekurve 4 shqiptarë

Mijëra shtëpi janë shkatërruar në zonat e prekura nga tërmeti që goditi Turqinë dhe Sirinë, tha zëdhënësi i UNICEF-it, James Elder, në një konferencë shtypi në Gjenevë të martën.

Ky është tërmeti më i fuqishëm që ka goditur rajonin në pothuajse 100 vjet dhe ka ardhur në kohën më të keqe të mundshme për fëmijët dhe familjet e cenueshme në zonat e prekura.

Deri tani më shumë se 5000 persona kanë humbur jetën, ndërsa rreth 20 mijë kanë mbetur të plagosur.

Sipas Abc, nga tërmeti janë prekur edhe 4 shqiptarë që jetojnë në zonën e fstkeqësisë, por për fat të mirë nuk janë lënduar. Ata kanë pasur vetëm dëme materiale.

Sakaq, shqiptarët janë udhëzuar nga autoritetet se ku duhet të strehohen.

Sipas zëdhënësit të UNICEF-it  më të cenueshmet janë familjet e refugjatëve sirianë që jetojnë në vendbanime joformale dhe familjet e zhvendosura në Sirinë veriperëndimore, të cilët po përballen gjithashtu me një shpërthim të vazhdueshëm kolere dhe shi dhe borë të dendur

14:41-Deputeti turk nxirret nga rrënojat i pajetë

Deputeti turk i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim, Yakub Tash , u nxorr i vdekur nga rrënojat e një pallati në qytetin e Antijamanit .

63-vjeçari Tash kishte mbetur i bllokuar së bashku me anëtarët e familjes së tij, pas tërmetit shkatërrues prej 7.8 Rihter në orët e para të së hënës.

Lajmi është bërë i ditur nga një tjetër deputet i zonës, I cili ka publikuar njoftimin pikë;;ues në rrjete sociale.
Po vazhdojnë përpjekjet për të shpëtuar personat që besohet se kanë mbetur nën rrënojat e mijëra ndërtesave të shkatërruara nga tërmetet e fuqishme që goditën Turqinë dhe Sirinë.

14:22- Foto sa një mijë fjalë, e bija e pajetë nën rrënoja, babai nuk i lëshon dorën

Imazhet e një babai që mban dorën e vajzës së tij të vdekur, të shtypur nën shtresa rrënojash, kanë dalë nga qyteti turk i Kahramanmaras.

Fotografi i AFP-së Adem Altan kapi një seri fotografish të marten në qytetin e Kahramanmaras, që tregojnë Mesut Hancer të ulur mes një ndërtese të shkatërruar ndërsa shtrëngon dorën e vajzës së tij 15-vjeçare Irmak, e cila humbi jetën pas tërmetit.

 

13:37- Nismë bamirëse në Greqi, mblidhen ndihma humanitare për të prekurit nga tërmetet shkatërruese në Turqi

Edhe pse marrëdhëniet e dy vendeve kanë qenë vazhdimisht të tensionuara, në raste katastrofash dhe fatkeqësish hatërmbetjet dhe inatet lihen mënjanë.

Qytetarët grekë kanë marr jë iniciativë bamirëse për të prekurit nga tërmetet shkatërrursr në juglindje të Turqisë.
Bashkia në Athinë njofton se nga nesër do të fillojnë grumbullimi artikujve bazikë për të ndihmuar vendin fqinj, qëpo kalon moment tmerri, me mijëra viktima dhe të lënduar.

Duket se “armiqësitë” Greqi – Turqi u shërbejnë vetëm propagandës së politikanëve dhe se popujt nuk kanë pjesë në diskursin e tensionuar Athinë-Ankara.

13:01- Katastrofa në 10 qytete turke, Erdogan shpall gjendjen e jashtëzakonshme për 3 muaj, ndan 5 mld dollarë nga buxheti

Presidenti turk ka bërë me dije se mbi 53 mijë anëtarë të ekipeve të kërkim shpëetimit ndodhen në terren dhe po punojnë intensivisht për të nxjerrë të mbijetuarit nga rrënojat.

Ai deklaroi se janë ndarë nga buxheti i shtetit 100 miliard lira (5 miliard dollarë) për të përballuar pasojat e fatkeqësisë.

12:43- “Katastrofa Kozmike”, Turqia lëvizi saktësisht 3 metra pas tërmetit vdekjeprurës

Pas tërmetit të dhunshëm që goditi Turqinë dhe Sirinë, toka e Anadollit është zhvendosur me të paktën tre metra.

Ekspertët thanë se përshpejtimi i tërmeteve që shkatërruan 10 qytete është 2 herë më i madh se përshpejtimi i gravitetit.

Duke vënë në dukje se ky efekt shkatërrues ishte “anormalisht i madh”, ekspertët thanë: “Një tërmet i tillë ndodhi në Pazardjik në vitin 1500. Në atë kohë quhej “katastrofë kozmike”. Këta tërmete janë saktësisht të njëjta.”

Carlo Doglioni, kreu i Institutit Kombëtar Italian të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë (INGV), foli për gazetën italiane Corriere della Sera për tërmetin.

Duke thënë se ata mendojnë se pllaka e Anadollit, ku ndodhet vija e thyerjes, ka lëvizur të paktën tre metra në drejtimin verilindje-jugperëndim në krahasim me pllakën arabe, shkencëtari italian tërhoqi vëmendjen se kjo lëvizje ka ndodhur vetëm në 30- 40 sekonda, shkruan CNN turk. 

Ai nënvizoi se aktiviteti sizmik ka qenë shumë i lartë në rajon gjatë gjithë historisë, dhe tha: “Është sikur Turqia ka lëvizur”.

12:42 – Pse Turqia është kaq e rrezikuar nga tërmetet?

Mbi 4.400 njerëz vdiqën në Turqi (gjendja e 07.02, 10:00) dhe Siri dhe shumë të tjerë u plagosën nga tërmetet e forta që goditën rajonin, thuhet në raportet e ditës së parë pas tërmetit. Numri i viktimave është vazhdimisht në rritje.

Ekipet e shpëtimit po punojnë me të gjitha forcat për nxjerrjen e njerëzve nga rrënojat dhe njëkohësisht duhet të luftojnë kundër kushteve të pafavorshme atmosferike. Temperaturat në zonat e prekura aktualisht janë shpesh në minus, ndërsa në disa vende ka rënë edhe borë e madhe.

Epiqendra e tërmetit me magnitudë 7.8 ishte në provincën Kahramanmaras pranë kufirit me Sirinë, ndërsa një tërmet tjetër me magnitudë 6.7 shkallë rreth 14.5 kilometra më larg, në provincën Gaziantep. Epiqendra e këtij tërmeti nuk ishte larg nga ai i pari, që shkaktoi pasoja tepër të rëdna. Më pas, madje edhe 9 orë më vonë – në orën 13:24 sipas orës lokale në Turqi (11:24 me kohën e Evropës Qendrore), ndodhi edhe një tërmet tjetër shumë i fortë me magnitudë 7.5 të shkallës Rihter, në një rajon rreth 100 kilometra më larg në veri.

Lëvizjet e pllakave kontinentale

Toka dridhet shpesh në këtë rajon. Po pse? Korja e Tokës paraqet një lloj enigme – është relativisht dinamike, që do të thotë e lëvizshme dhe përbëhet nga shumë pjesë individuale, nga disa pllaka gjigante oqeanike dhe disa pllaka më të vogla kontinentale. Shkencëtarët nuk janë të sigurt akoma se sa pllaka tektonike dhe më të vogla ekzistojnë.

Këto pllaka lëvizin vazhdimisht – disa centimetra në vit. Kjo është krejt normale. Ato largohen nga njëra-tjetra, fërkohen mes vete ose ndonjëherë shtyjnë njëra-tjetrën. Dhe si pasojë lëviz edhe pjesa e sipërme e tokës, e këto lëvizje quhen tektonikë e pllakave.

I rrezikuar i tërë rajoni i Stambollit

Edhe në tetor 2020, një tërmet tronditi detin Egje. Epiqendra ishte afër provincës turke të Izmirit, afër sipërfaqes së detit. Më shumë se 100 njerëz vdiqën atëherë dhe më shumë se 1.000 u plagosën.

Turqia ka qenë prej kohësh një territor interesant për studiuesit e tërmeteve. Qendra Gjermane Kërkimore për Gjeoshkencat (GFZ) nga Potsdami instaloi pajisje matëse në Turqi në vitet 1980 dhe monitoron situatën sizmike atje. Rezultatet tregojnë se rreziku i tërmeteve është shumë i lartë në të gjithë rajonin përreth Detit Marmara, në bregun e të cilit ndodhet Stambolli.

“Nuk është pyetja nëse do të ndodhë ndonjë tërmet atje, por vetëm kur do të ndodhë,” tha Marko Bonhof, një sizmolog nga GFZ dhe ekspert, në vitin 2019. Ai, si dhe ekspertë të tjerë e bazojnë këtë vlerësim në përvojën e disa tërmeteve të forta gjatë historisë së Stambollit, bazuar në matjet që tregojnë lëvizje të vazhdueshme të pllakave nën detin Marmara dhe faktin se pikërisht pranë Stambollit është një zonë e rrezikuar nga tërmetet, që ka qenë në mënyrë të dyshimtë e qetë për një kohë të gjatë.

“Ka shumë indikacione se zona është bllokuar prej kohësh. Ngrihen sforcime që përfundimisht tejkalojnë edhe forcën e shkëmbit dhe më pas zvogëlohen papritur brenda pak sekondash duke lëvizur të dyja pllakat tektonike për disa metra”, shpjegoi ai në një intervistë për platformën shkencore “ESKP” (Earth System Knowledge Platform).

Çfarë është vendimtare për stabilitetin e shtëpive dhe godinave?

Rreziku real për ndërtesat, infrastrukturën dhe popullsinë lokale janë valët e tërmetit që rezultojnë si pasojë e këtyre zhvillimeve. Prandaj, sipas Bonhoff, pyetja nuk është “nëse do të jetë i fortë”, por “sa i fortë do të jetë ai (tërmeti)” dhe “kur do të ndodhë tërmeti i radhës”.

Në të njëjtën kohë, mbrojtja më e mirë kundër tërmeteve për shtëpitë dhe ndërtesat është një ndërtim rezistent ndaj lëkundjeve të tokës. Ky ndërtim fatkeqësisht kushton shumë, thotë sizmologu. Dhe në të njëjtën kohë, pyetja është se cila është zgjidhja më e mirë: rinovimi i ndërtesave ekzistuese apo ndërtimi i godinave të reja nga themeli. Gjatë tërmetit në rajonin kufitar Turqi-Siri të hënën në mëngjes u rapotua për mijëra ndërtesa të shembura vetëm në Turqi.

“Në fotot që kanë arritur mund të shihni se disa nga ndërtesat e shembura janë ndërtuar para hyrjes në fuqi të rregulloreve moderne të sigurisë sizmike. Ata nuk janë projektuar për t’i bërë ballë një tërmeti të kësaj magnitude”, thotë Mohammed Kashani, profesor i inxhinierisë civile dhe tërmeteve në Universitetin e Southampton në Britani të Madhe.
“Kombinimi i fuqisë së madhe dhe një epiqendre relativisht afër sipërfaqes së tokës i dha këtij tërmeti një fuqi kaq të madhe shkatërruese.” Ne duhet të shikojmë nga afër ndërtesat e shembura dhe të mësojmë nga kjo ngjarje e tmerrshme. Vetëm kështu mund të ndërtojmë në të ardhmen godina dhe qytete rezistente ndaj tërmeteve”, thotë eksperti.

Këtu nuk luan rol vetëm mënyra se si është ndërtuar ndërtesa apo shtëpia, por edhe trualli mbi të cilin është ndërtuar. Në thelb, sa më e fortë të jetë baza për ndërtim, aq më mirë. “Është më mirë nëse toka përbëhet nga graniti, sepse ajo është krejt ndryshe nga ndërtimi mbi rërë ose mbi tokën pjellore,” thotë Bonhoff.

Në tokën e butë, lëvizjet e tokës mund të përforcohen. Një sizmolog e krahason këtë me rërën e lagësht në një plazh. Nëse kërceni në vend, në këtë sipërfaqe mblidhet edhe uji, e në këtë vend “edhe nëntoka bëhet jostabile.”

12:34 – UNICEF: Mijëra fëmijë mund të jenë vrarë nga tërmetet në Turqi dhe Siri

Agjencia për fëmijë e Kombeve të Bashkuara (UNICEF) tha se tërmetet dhe goditjet pasuese, që shkatërruan mijëra ndërtesa në Turqi dhe Siri, mund të kenë vrarë mijëra fëmijë.

“Tërmetet që goditën jugun e Turqisë dhe veriun e Sirisë mëngjesin e ditës së djeshme, mund të kenë vrarë mijëra fëmijë”, tha zëdhënësi i UNICEF-it, James Elder.

Ai shtoi se kjo agjenci e OKB-së nuk ka mundur të saktësojë numrin e fëmijëve të vrarë.

Në orët e para të mëngjesit të 6 shkurtit, Turqia dhe Siria u goditën nga një tërmet prej 7.8 ballësh. Më vonë gjatë të hënës, edhe një tërmet i fuqishëm prej 7.5 shkallësh të Rihterit goditi Turqinë.

Dy tërmetet e fuqishme, dhe qindra goditje të tjera pasuese, shkaktuan mbi 5.000 viktima në dy shtetet. Po ashtu, mijëra persona konsiderohen të zhdukur, pas shembjes së shumë ndërtesave.

Operacionet e kërkim-shpëtimit po vazhdojnë, përderisa dhjetëra vende në mbarë botën kanë ofruar ndihmë për të gjetur të mbijetuar të tjerë.

12:16 – VIDEO/ Mrekulli mes tragjedisë, pas 29 orësh nën rrënoja shpëtohen nëna dhe foshnja 6-muajshe

Një nënë 30-vjeçare dhe foshnja e saj 6-muajshe u shpëtuan 29 orë më vonë nga rrënojat e ndërtesës së shkatërruar në Hatay.

Ekipet e shpëtimit në rrethin Odabashi të provincës Hatay nxorrën të gjallë 30-vjeçaren Hülya Yilmaz dhe vajzën e saj gjashtë muajshe Ayse Vera Yılmaz nga nën rrënojat e ndërtesës pas 29 orësh.

Të shpëtuarit janë shtruar në spital, ndërsa vazhdon operacioni i kërkim-shpëtimit.

Si Turqia ashtu edhe Siria po përballen me një katastrofë humanitare në rritje, ndërsa numri i të vdekurve nga tërmetet shkatërruese vazhdon të rritet.

11:51 – “Njerëz binin nga shkallët”, shqiptari rrëfen përjetimet e tërmetit në Turqi: Tmerr! Shpëtova një fëmijë

Bruno Dodi një nga të mbijetuarit e tërmetit në Turqi, rrëfeu në një intervistë në Euronews Albania, përjetimit e tërmetit shkatërrimtar që goditi Turqinë.

Ai tha se ndodhej në një hotel në Adana në momentin kur tërrmeti shkatërrimtar goditi vendin.

Dodi tha se doli me urgjencë nga dhoma dhe mundi të shpëtonte dhe një fëmijë teksa zbriste nga kati i 12-të i hotelit.

Ai zbulon se situata është shumë e rëndë pasi pasgoditjet vijojnë çdo 15 minuta dhe se njerëzit nuk mund të dalin jahstë për shkak të të ftohtit

“Çdo 15 minuta ka lëkundje të fuqishme dhe ky është nnjë problem i madh se jashtë është një i ftohtë i paparë. Janë të angazhuar ushtria dhe çdo institucion për të ëkrkuar në rrënoja, është një situatë shumë e rëndë” tha ai.

Më pas ai rrëfen me detaje momentin e zbritjes nga kati i 12-të i hotelit, ku rrëfen se njerëzit binin përtokë si pasojë e shokut dhe lëkundjeve.

“Unë ndodhesha në kat të 12-të në hotel, u mundova të hapja derën se isha shtrirë. Hapa derën dhe ika me vrap nga shkallët. Shikoja në shkallë njerëz të shtrirë se binin nga lëkundjet, por dhe nga paniku. Aty pashë një grua me dy tre fëmijë dhe mora një nga ata fëmijët dhe zbrita nga shkallët. Zoti e di si kam dalë. Gjithë personat dolën jashtë, Disa ngecën nëpër dhoma se u bllokuan dhe dyert. Ishte një tërmet shumë i fortë, i frikshëm. Ka njerëz nëpër rrënoja, me baballarë, me fëmijë me gra dhe me burra në rrënoja. Mos të harrojmë që Turqia na ndihmoi në tërmetin e vitit 2019”, tha Dodi.

11:30 – Tërmetet shkatërruese/ “I dëgjova zërin, është gjallë nën rrënoja”, aktori turk thirrje publike: Më ndihmoni

Aktori turk, Orhan Aydın, bën thirrje publike për ndihmë.

Vajza e tij ndodhet nën rrënoja, ai paosjë e tërmeteve shkatërruese që kanë goditur vendin që prej mëngjesit të së hënës.

Nëpërmjet një postimi në Twitter ai kërkon një prerës betony, pasi këmba e të bijës është zënë poshtë nga betoni.

Ai thotë se vazja e tij është ende nën rrënoja. Sipas aktorit, e bija është gjallë, sepse aii ka dëgjuar zërin.

“Vajza ime është ende nën rrënoja. Po i dëgjohet zëri. Ka të gjallë që përpiqen të dalin jashtë. Njerëzit janë të dëshpëruar. Dhimbja ime është e papërshkrueshme. Jam i shkatërruar për vendin tim”, ka shkruar ai në Twitter.

Nën rrënoja ishte edhe bashlëshortja e aktorit. Ajo u shpëtua nga ekipet e shpëtimit, ndërsa e bija jo.

Tërmeti me magnitudë 7.8 Rihter ka pasur ndikim shkatërrues në 10 provinca ditën e djeshme. Tërmeti tronditi shumë qytete dhe qyteza në Anadollin Lindor, Anadollin Juglindor, Anadollin Qendror dhe rajonin e Mesdheut. Hatay ishte ndër këto provinca të prekur.

11:13 – Pas termetëve shkatërruesë, qielli i Turqisë “pushtohet” nga dhjetëra avionë ushtarakë

Dhjetëra avionë ushtrakaë nga vende të ndryshme të botës janë drejtuar drejt Turqisë, për t’i ardhur në ndihmë ekipeve shpëtuese që po luftojnë për të nxjerrë të mbijetuarit nga rrënojat e ndërtesave të shembura.

Që prej mëngjesit të djeshëm avionë të shumtë ushtarakë fluturuan drejt aeroportit të Adanës, aeroporti më i afërt në zonën e prekur nga tërmetet shkatërruese.

Avionët që u nisën drejt zonës së prekur nga tërmeti që oprej ditës së djeshme:

Forca Ajrore Turke C-130B u nis nga Izmiri
 Forca Ajrore Turke A-400M u nis nga Izmiri
 Forca Ajrore Greke C-130H u nis nga Greqia
 Forca Ajrore Rumune Leonardo C-27J u nis nga Bukureshti
 Forca Ajrore Rumune Lockheed C-130B u nis nga Bukureshti
 Forca Ajrore Italiane Piaggio P.180 u nis nga Pratica di Mare AB me një ekip italian të shpëtimit të mbrojtjes civile

Komuniteti ndërkombëtar ka qenë i shpejtë për të ofruar ndihmë për Turqinë dhe Sirinë ndërsa shkalla e plotë e fatkeqësisë nuk është ende e qartë.

Këtu është një përmbledhje e disa prej premtimeve më të fundit të mbështetjes:

Të martën në mëngjes, aeroplanët që transportonin ndihma nga Irakudhe Irani, duke përfshirë ushqime, ilaçe dhe batanije, mbërritën në Aeroportin Ndërkombëtar të Damaskut në Siri, njoftoi media shtetërore siriane SANA.

Japonia njoftoi se do të dërgonte ekipin e shpëtimit në Turqi dhe të hënën mbrëma, i pari nga dy ekipet e ndihmës nga fatkeqësitë u nis nga India për në Turqi me skuadra qensh dhe furnizime mjekësore.

Pakistani ka dërguar gjithashtu dy ekipe kërkimi dhe shpëtimi në vendin e shkatërruar, ndërsa Australia dhe Zelanda e Re zotuan fonde për ndihmë humanitare.

Bashkimi Evropiana ktivizoi mekanizmin e reagimit ndaj krizave, ndërsa Shtetet e Bashkuara thanë se do të dërgonin dy njësi kërkim-shpëtimi në Turqi. Ekipet e mbrojtjes civile dhe mjekësore palestineze do të dërgohen gjithashtu në Turqi dhe Siri për të ndihmuar në operacionet e shpëtimit.

Ndërkohë, 10 njësi të ushtrisë ruse me më shumë se 300 ushtarë po pastrojnë mbeturinat dhe po ndihmojnë në operacionet e kërkim-shpëtimit në Siri, tha Ministria e Mbrojtjes e Rusisë. Rusiaështë fuqia e huaj më e fortë që vepron në Siri dhe presidenti rus Vladimir Putin ka kohë që është aleat me presidentin sirian Bashar al-Assad.

Zyra e Kombeve të Bashkuarapër Koordinimin e Çështjeve Humanitare (UNOCHA) tha se ekipet e reagimit ndaj urgjencës nga Vlerësimi dhe Koordinimi i Katastrofave të Kombeve të Bashkuara (UNDAC), Grupi Ndërkombëtar

Këshillimor i Kërkimit dhe Shpëtimit (INSARAG) dhe Ekipet Mjekësore Emergjente të OBSH-së (EMT) janë duke u mobilizuar.

Numri i personave të vdekur pas tërmetit shkatërrues që goditi Turqinë jugore në orën e para të mëngjesit të djeshëm vijon të rritet.

CNN raporton se janë konfirmuar 5021 persona të vdekur në Turqi dhe Siri.

Numri i të vdekurve në Turqi u rrit në të paktën 3,419, tha zëvendëspresidenti i Turqisë Fuat Oktay në një konferencë televizive të martën.
20,534 persona janë raportuar të plagosur, tha Oktay. Deri më tani, 11,000 ndërtesa janë raportuar të dëmtuara në Turqi, tha Orhan Tatar, një zyrtar i agjencisë së menaxhimit të fatkeqësive të vendit, në një konferencë televizive.

Gati 25,000 reagues emergjence po punojnë në vendet e prekura, shtoi ai.
Në Siri, numri i të vdekurve është rritur në 1,602 në zonat e kontrolluara nga qeveria dhe zonat e kontrolluara nga opozita, thanë zyrtarët.

11:11- Tërmeti vdekjeprurës, 4 të arrestuar në Turqi për përhapjen e panikut në rrjete sociale

Policia turke ka arrestuar katër persona për postime “provokative” në rrjetet sociale pas tërmetit 7.8 ballë që goditi Turqinë jugore.

Katër persona u arrestuan pas shpërndarjes së postimeve provokuese që synonin të krijonin frikë dhe panik, tha policia.

Policia deklaroi se kishte nisur një hetim më te gjerë në llogaritë e mediave sociale por nuk dha informacion mbi përmbajtjen e postimeve, raporton Agence France-Presse.

Rrjetet sociale turke janë mbushur me postime nga njerëz që ankohen për mungesën e përpjekjeve të kërkim-shpëtimit në zonën e tyre, veçanërisht në Hatay.

11:07 – Bashkë deri në vdekje, çifti i volejbollistëve gjendet pa shenja jete nën rrënoja

Tërmetet me magnitudë 7.7 dhe 7.6 ballë, epiqendra e të cilëve është Kahramanmaraş dhe që shkaktuan humbjen e shumë qytetarëve në shumë provinca, veçanërisht në Hatay, Gaziantep, Adana, Malatya, Osmaniye, Dijarbakır dhe Şanliurfa, kanë goditur edhe sportin dhe sportistët.

Çifti Betul Çoban Çakir dhe Bedrettin Çakir kanë humbur jetën nga tërmeti i fuqishëm në Turqi.

Presidenti Erdogan ka shpallur 7 ditë zi kombëtare.

Ndërkohë që të gjitha aktivitetet sportive u ndërprenë deri në një deklaratë të dytë , komuniteti sportiv nuk qëndroi indiferent ndaj tërmetit dhe filloi fushatat e ndihmave në para për t’u shpërndarë viktimave të tërmetit.

10:52 – Tërmetet katastrofike, skuadra e shpëtimit nga Shqipëria mbërrin në Turqi, për pak nisin punën në terren

Ka mbërritur në Turqi skuadra e kërkim-shpëtimit dhe e ndihmës shëndetësore e dërguar nga shteti shqiptar.

Lajmi për mbërritjen e ekipit shqiptar në Turqi është dhënë nga kryeministri Edi Rama.

Nëpërmjet një postimi në facebook, Rama ka publikuar foton pak minuta para zbritjes në terren dhe nisjes së punës.

Numri i personave të vdekur pas tërmetit shkatërrues që goditi Turqinë jugore në orën e para të mëngjesit të djeshëm vijon tw rritet.

CNN raporton se janë konfirmuar 5021 persona të vdekur në Turqi dhe Siri.

Numri i të vdekurve në Turqi u rrit në të paktën 3,419, tha zëvendëspresidenti i Turqisë Fuat Oktay në një konferencë televizive të martën.

20,534 persona janë raportuar të plagosur, tha Oktay. Deri më tani, 11,000 ndërtesa janë raportuar të dëmtuara në Turqi, tha Orhan Tatar, një zyrtar i agjencisë së menaxhimit të fatkeqësive të vendit, në një konferencë televizive.

Gati 25,000 reagues emergjence po punojnë në vendet e prekura, shtoi ai.

Në Siri, numri i të vdekurve është rritur në 1,602 në zonat e kontrolluara nga qeveria dhe zonat e kontrolluara nga opozita, thanë zyrtarët.

10:46 – Eksperti turk ngre alarmin: 400 mijë njerëz në Stamboll janë të rrezikuar

Prof. Dr. Naci Görür, anëtari i Akademisë së Shkencave për Tokën në Turqi ka ngritur shqetësimin për rajonin e Marmarasë pas tërrmetit shkatërrues të ndodhur ditën e djeshme.

Ndërkohë në 3 shkurt ai u shpreh i shqetësuar për rajonin e Kahramanmaraşin pas një tërmeti 4,2 Rihter.

Në një intervistë për një televizion në Turqi, Görür ngriti shqetësimin për Stambollin.

Sipas profesorit ky qytet është i frikshëm dhe nuk ka siguri për më shumë se 400 mijë persona.

Ai i referohet dy kompanive që kanë bërë studime, duke thënë se 75% e ndërtesa në Stamboll nuk do ta përballonin një tjetër tërmet.

“Më shumë se 400 mijë njerëz nuk kanë siguri për jetën. Mendoni se cilësia e ndërtesave është më e mirë se në Kahramanmaraş?

Stambolli duhet të përgatitet për një tërmet. Ai nuk është i përgatitur. Është e nevojshme që ta bëjmë këtë sa më parë. Stambolli na tremb. Mundësia e një tërmeti të fuqishëm në çdo kohë deri në vitin 2029 është 62%.

10:19 – Tërmeti shkatërrues në Turqi dhe Siri, thellohet bilanci tragjik, mbi 5000 të vdekur

Vijon të rritet numri i personave të vdekur pas tërmetit shkatërrues që goditi Turqinë jugore në orën e para të mëngjesit të djeshëm.

CNN raporton se janë konfirmuar 5021 persona të vdekur në Turqi dhe Siri.

Numri i të vdekurve në Turqi u rrit në të paktën 3,419, tha zëvendëspresidenti i Turqisë Fuat Oktay në një konferencë televizive të martën.

20,534 persona janë raportuar të plagosur, tha Oktay.

Deri më tani, 11,000 ndërtesa janë raportuar të dëmtuara në Turqi, tha Orhan Tatar, një zyrtar i agjencisë së menaxhimit të fatkeqësive të vendit, në një konferencë televizive.

Gati 25,000 reagues emergjence po punojnë në vendet e prekura, shtoi ai.

Në Siri, numri i të vdekurve është rritur në 1,602 në zonat e kontrolluara nga qeveria dhe zonat e kontrolluara nga opozita, thanë zyrtarët.

10:07 – VIDEO/ Trupat e Kosovës mbërrijnë në Adana për të ndihmuar në operacionet e shpëtimit, priten me duartrokitje nga vullnetarët turq

Komuniteti ndërkombëtar ka qenë i shpejtë për të ofruar ndihmë për Turqinë dhe Sirinë ndërsa shkalla e plotë e fatkeqësisë nuk është ende e qartë.

Një kontigjent i Forcës së Sigurisë së Kosovës ka mbërritur në Turqi, në operacionin e kërkim-shpëtimit në zonat e prekura nga tërmeti.

Fondacioni SETA në Uashington ka publikuar pamje nga momenti kur ekipi i Kosovës ka arritur në Adana dhe është pritur me duartrokitje nga vullnetarët turq.

9:59 – Bilanc tragjik në Turqi, toka vazhdon të dridhet, mijëra zëra nën rrënoja luten për ndihmë

Toka vazhdon të dridhet e bashkë me të zemrat e mijëra të mbijetuarve që perballen me tmerr pas tmerri. Familje të tëra janë nën gërmadha, prindër që kërkojnë femijët, e femijët prindërit. Zëra që vijnë nga rrënojat me shpresen se sot është dita e tyre me fat.

Shumë fëmijë ia dolën të dalin të gjallë nga rrënojat, por prindërit e tyre jo. Pranë godinave të shkatërruara sheh qytetarë, gra e burra të gjunjëzuar me sytë nga qielli e shpresë në Zot se kjo dramë që ka tronditur Turqinë, Sirinë por që ka prekur gjithë botën të mbarojë.

Tronditje dramatike me intensitet të lartë vazhduan edhe mbrëmjen e djeshme. Mijëra burra pjesë e ekipeve të kerkim shpetimit kanë mbi 24 orë pa pushim që kërkojnë mrekullinë e radhës nën rrenoja.

Operacioni i kërkim shpëtimit ka vazhduar gjatë gjithë natës. Pavarësisht kushteve të këqija atmosferike shpresa për të shpëtuar qytetarët nga rrënojat nuk është shuar. Në Turqi mbi 7 mijë persona janë arritur të nxirren të gjallë nga rrënojat.

Turqia shpalli gjendjen e jashtëzakonshme, ndërsa shkollat u mbyllën deri në 13 shkurt, ndërsa raportohet se mbi 5 mijë ndërtesa janë dëmtuar dhe shembur nga lëkundjet e forta. Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan ka shpallur shtatë ditë zie kombetare nga sot  deri në 12 shkurt.

Flamuri turk do të ngrihet në gjysmështizë. I shkatërruar tërësisht rezulton aeroporti në Hatay, ndërsa është mbyllur për shkak të pasojave deri në një njoftim të dytë edhe aerporti i Adanasë, më i rëndësishmi në rajonin e goditur.

Tërmeti shkatërrimtar me magnitiutë 7.9 sipas shkallës Rihter goditi Turqinë Jugore dhe Sirinë.  Lëkundjet e forta të tërmetit me epiqender pranë qytetit Gaziantep u regjistruan në orët e para të mëngjesit të së hënës, kur njerëzit ishin ende në gjumë.

Pamjet nga rajonet e goditura ishin shokuese dhe tronditëse.  Rreth mesditës me orën lokale një tjetër tërmet i fuqishëm 7.5 sipas shkallës rihter u shënua në Turqinë Juglindore

Ka shkuar në mbi 4800 numri i viktimave nga tërmeti në mes kufirit të Turqisë dhe të Sirisë. Nga ana tjetër rreth 23 mijë persona kanë mbetur të plagosur.

Opozita siriane thotë se “qindra familje” janë ende të bllokuara nën rrënoja.

“Koha po mbaron për të shpëtuar qindra familje ende të bllokuara nën rrënojat e ndërtesave të shembura”, tha kreu i shërbimit të mbrojtjes civile të drejtuar nga opozita siriane.

OKB beson se në Siri, të paktën 224 ndërtesa në veriperëndim të vendit u shkatërruan dhe të paktën 325 u dëmtuan, duke përfshirë magazinat e ndihmave në enklavën që pret miliona njerëz të zhvendosur, shumica e të cilëve jetojnë tashmë në shtëpi gjysmë të shkatërruara.

Numri i viktimave nga tërmeti tragjik në kufirin mes Turisë dhe Sirisë mund të rritet në më shumë se 20 mijë, tha, menaxherja e urgjencës e Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Evropën.

“Gjithmonë ekziston mundësia për më shumë shembje, kështu që ne shpesh shohim që shifrat fillestare të tetëfishohen”, tha ai, duke shtuar se “për fat të keq, me tërmetet ndodh gjithmonë e njëjta gjë: raportet fillestare të numrit të njerëzve që kanë vdekur apo plagosur rriten ndjeshëm në javën në vijim”.

08:51- Tërmeti katastrofik në Turqi, ekspertët: I fuqishëm sa 130 bomba atomike

Gjeologu dhe akademiku turk Dr. Okan Tugsuz ka pohuar për mediet vendase se tërmeti shkatërrues 7.8 Rihter që tronditi vendin mëngjesin e së hënës ishte rezultat i një akumulimi energjie “me madhësinë e 130 bombave atomike”.

“Tërmeti ishte i barabartë me 130 bomba atomike. Hera e fundit që kemi qenë dëshmitarë të një tërmeti të kësaj magnitude ishte më 17 gusht 1999 . Tërmeti më i madh që kemi përjetuar në 23 vjet. Ky është një tërmet i pritshëm,” tha gjeologu për mediet turke.

Ndrëkohë një tjetër gjeolog, dr. Suleiman Pambal foli për një “tërmet që sizmologët e kanë pritur prej vitesh”.

“Ishte një tërmet të cilin e prisnim dhe flisnim prej vitesh. Çarja e Anadollit Lindor është një nga çarjet më të rrezikshme në Turqi, një nga më aktivet që ka kohë që shkakton tërmete. Në seksionet Sincik, Gölbaşı, Türkoğlu dhe Hatay të kësaj çarjeje ka pasur hapësira sizmike dhe zona me probabilitet të lartë tërmetesh”, është shprehur gjeologu.

08:42 – Bota mobilizohet për të ndihmuar Turqinë dhe Sirinë, ekipet e kërkim-shpëtimeve nisen drejt vendit të katastrofës

Komuniteti ndërkombëtar ka qenë i shpejtë për të ofruar ndihmë për Turqinë dhe Sirinë ndërsa shkalla e plotë e fatkeqësisë nuk është ende e qartë.

Këtu është një përmbledhje e disa prej premtimeve më të fundit të mbështetjes:

Të martën në mëngjes, aeroplanët që transportonin ndihma nga Irakudhe Irani, duke përfshirë ushqime, ilaçe dhe batanije, mbërritën në Aeroportin Ndërkombëtar të Damaskut në Siri, njoftoi media shtetërore siriane SANA.

Japonianjoftoi se do të dërgonte ekipin e shpëtimit në Turqi dhe të hënën mbrëma, i pari nga dy ekipet e ndihmës nga fatkeqësitë u nis nga India për në Turqi me skuadra qensh dhe furnizime mjekësore.

Pakistanika dërguar gjithashtu dy ekipe kërkimi dhe shpëtimi në vendin e shkatërruar, ndërsa Australia dhe Zelanda e Re zotuan fonde për ndihmë humanitare.

Bashkimi Evropianaktivizoi mekanizmin e reagimit ndaj krizave, ndërsa Shtetet e Bashkuara thanë se do të dërgonin dy njësi kërkim-shpëtimi në Turqi. Ekipet e mbrojtjes civile dhe mjekësore palestineze do të dërgohen gjithashtu në Turqi dhe Siri për të ndihmuar në operacionet e shpëtimit.

Ndërkohë, 10 njësi të ushtrisë ruse me më shumë se 300 ushtarë po pastrojnë mbeturinat dhe po ndihmojnë në operacionet e kërkim-shpëtimit në Siri, tha Ministria e Mbrojtjes e Rusisë. Rusiaështë fuqia e huaj më e fortë që vepron në Siri dhe presidenti rus Vladimir Putin ka kohë që është aleat me presidentin sirian Bashar al-Assad.

Zyra e Kombeve të Bashkuarapër Koordinimin e Çështjeve Humanitare (UNOCHA) tha se ekipet e reagimit ndaj urgjencës nga Vlerësimi dhe Koordinimi i Katastrofave të Kombeve të Bashkuara (UNDAC), Grupi Ndërkombëtar Këshillimor i Kërkimit dhe Shpëtimit (INSARAG) dhe Ekipet Mjekësore Emergjente të OBSH-së (EMT) janë duke u mobilizuar.

08:20 – Tërmeti katastrofik në Turqi, shiu dhe dëbora pengojnë misionin e shpëtimit

Një ditë pas tërmetit tragjik që goditi juglindjen e Turqisë dhe veriun e Sirisë përpjekjet për të nxjerrë të mbijetuar vazhjdojnë pa ndërprerje.

Sakaq kushtet e vështira atmosferike, siç janë shiu i me intensitet të lartë dhe dëbora po vështirësojnë ekipet e shpëtimit në misionin e tyre për të nxjerrë të mbijetuarit nga rrënojat.

Sipas të dhënave të përditësuara deri më tani më shumë se 4300 persona janë konfirmuar sit ë vdekur në Turqi e Siri, ndërsa 15 mijë rezultojnë të lënduar nga tërmeti, raporton BBC.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar se numri i viktimave mund të rritet në mënyrë dramatike pasi ekipet e shpëtimit gjejnë më shumë viktima.

Tërmeti katastrofik që tronditi mëngjesin e djeshëm Turqinë dhe Sirinë kishte magnitudë 4.8 Rihter dhe thellësi 17.9 kilometra.

Epiqendra e tërmetit ishte në Gazientep. Sizmologët thonë se ky ishte një nga tërmetet më të mëdhenj të regjistruar ndonjëherë në Turqi.

07:54 – VIDEO/ 27 orë nën rrënoja, nxirret e gjallë 24-vjeçarja

Banorët e Kahranmarmara, një nga zonat e prekura rëndë nga tërmeti me magnitudë 7.8 që goditi Turqinë dhe Sirinë herët të hënën, kanë kaluar një natë makthi.

Një numër i madh njerëzish janë ende të varrosur nën rrënojat e ndërtesave që u shembën si një anije letre.

Natën, temperaturat ranë deri në ngrirje, duke i bërë gjërat edhe më keq për personat e bllokuar dhe njerëzit që humbën shtëpitë dhe gjërat e tyre. Megjithatë, fillimi i ditës së re sjell shpresë, pasi një vajzë 24-vjeçare, e cila mbeti e ngujuar nën rrënoja për 27 orë, u shpëtua dhe u dërgua në spital.

Operacionet e kërkim-shpëtimit vazhduan gjatë natës në të ftohtë, shi apo borë, ndonjëherë me duar të zhveshura, për të shpëtuar çdo jetë që ishte e mundur.

Në Kahramanmaras, në veri të Hatajit, familjet u grumbulluan rreth zjarreve të hapura dhe u mbështollën me batanije duke u përpjekur të ngroheshin. Më shumë se 4,300 njerëz humbën jetën, në raportin e fundit zyrtar, të shpallur rreth njëzet orë pas tërmetit të parë, 2,921 në Turqi, sipas agjencisë së fatkeqësive AFAD, 1,440 të tjerë në Siri.

07:25 – Shkon në 4,300 numri i viktimave në Turqi e Siri, punonjësit e shpëtimit garë me kohën për të gjetur të mbijetuar

Më shumë se 4,300 njerëz u vranë në të dyja anët e kufirit Turqi-Siri kur tërmeti me magnitudë 7.8 goditi Turqinë jugore në orët e para të së hënës.

Por me mijëra të tjerë të plagosur dhe një numër të panjohur të zhdukur, ekziston frika se numri përfundimtar mund të jetë shumë më i lartë.

Në Siri, një vend që tashmë po vuan pasojat e luftës civile, shkatërrimi pas tërmetit të së hënës është i përhapur, shkruan CNN.

Numri i të vdekurve: Të paktën 1,136 njerëz u vranë nga tërmeti, raportuan agjencitë shtetërore të lajmeve siriane, me frikën se më shumë mbeten të varrosur brenda rrënojave. Pjesa më e madhe e Sirisë veriperëndimore, e cila kufizohet me Turqinë, kontrollohet nga rebelët dhe agjencitë e ndihmës paralajmërojnë për një krizë akute humanitare që ka të ngjarë të ndihet për muajt e ardhshëm.

Mungesa e pajisjeve: Koordinatori humanitar i OKB-së në Siri, El-Mostafa Benlamlih, i tha CNN se misioni i kërkim-shpëtimit po pengohej nga mungesa e pajisjeve dhe makinerive të rënda. Ai tha se rezervat e OKB-së janë shpërndarë dhe nevojiten më shumë ilaçe dhe pajisje mjekësore, dhe veçanërisht ujë të freskët ose mjete për të riparuar rezervuarët e dëmtuar të ujit.

Popullsia e cenueshme: Rreth 4 milionë njerëz në Sirinë veriore ishin tashmë të zhvendosur dhe mbështeteshin në mbështetjen humanitare si rezultat i luftës, sipas James Elder, zëdhënës i UNICEF-it.

Rreziku i sëmundjes: Spitalet në vend janë të mbingarkuar pasi viktimat kërkojnë ndihmë, me disa objekte të dëmtuara nga tërmeti. Dhe ka shqetësim të veçantë për përhapjen e sëmundjes, veçanërisht në mesin e fëmijëve, të cilët tashmë jetonin në vështirësi ekstreme. Ky dimër kishte qenë veçanërisht i ashpër për shkak të kushteve të ngrirjes dhe një shpërthimi kolere, tha Elder.

Lutja për ndihmë ndërkombëtare: Një vullnetar i grupit “Helmetat e Bardha”, i njohur zyrtarisht si Mbrojtja Civile e Sirisë, tha se organizata nuk ka ndihmë të mjaftueshme për të trajtuar këtë fatkeqësi. “Ekipet tona po punojnë gjatë gjithë kohës për të ndihmuar në shpëtimin e personave të lënduar. Por aftësitë tona, fuqitë tona nuk janë të mjaftueshme për të përballuar këtë fatkeqësi”, tha Ismail Alabdullah për CNN. “Kjo fatkeqësi ka nevojë për përpjekje ndërkombëtare për të trajtuar.”

Ndërkohë punonjësit e ekipeve të shpëtimit po bëjnë garë me kohën për të arritur viktimat e bllokuara brenda rrënojave ndërsa të mbijetuarit kaluan natën e tyre të parë jashtë pav rësisht kushteve të vështira të motit.

Në Turqi:Të paktën 2,921 njerëz kanë vdekur dhe disa mijëra janë plagosur, tha kreu i shërbimeve të fatkeqësive të vendit,  Yunus Sezer në një konferencë shtypi të hënën mbrëma.

Temperaturat në rënie:Moti dhe shkalla e katastrofës po e bënte sfiduese për ekipet e ndihmës mbërritjen në zonën e prekur, tha ministri turk i Shëndetësisë Fahrettin Koca, duke shtuar se helikopterët nuk ishin në gjendje të ngriheshin të hënën për shkak të motit të keq. Stuhi të forta dëbore kanë goditur kohët e fundit disa pjesë të Sirisë dhe Turqisë, sipas meteorologes së CNN Haley Brink, dhe deri të mërkurën tashmë temperaturat e ftohta pritet të bien disa gradë nën zero.

Të mbijetuarit strehohen:Fotografitë e bëra në qytetet e goditura nga tërmeti në Turqinë juglindore tregojnë familjet që grumbullohen rreth zjarreve për t’u ngrohur. Disa kërkuan strehim në autobusë, qendra sportive, xhami dhe nën tenda të përkohshme pëlhure, struktura mjaft të forta për t’i bërë ballë goditjeve të mëtejshme ose mjaft të dobëta për të mos shkaktuar lëndime të rënda nëse ato shemben.

Ndërtesat e shkatërruara: Të paktën 5,606 struktura u shkatërruan gjatë tërmetit dhe në orët pas saj, tha agjencia turke e fatkeqësive (AFAD). Mes tyre ishte edhe Spitali Shtetëror Iskenderun në qytetin me të njëjtin emër, Koca, tha ministri i Shëndetësisë. “Ne po përpiqemi të shpëtojmë punonjësit mjekësorë dhe pacientët atje,” shtoi ai. “Këto lloj fatkeqësish mund të kapërcehen vetëm me solidaritet.” Deri të hënën vonë, të paktën 300,000 batanije, 24,712 shtretër dhe 19,722 tenda ishin dërguar në zonat e prekura nga tërmeti, tha AFAD./Albeu.com.


Shtuar 7.02.2023 22:40