Është rritur bilanci i viktimave pas tërmetit tragjik që goditi Turqinë juglindore dhe veriun e Sirisë mëngjesin e së hënës.
Media ndërkombëtare raortojnë se numri otal i viktimave deri në këto momente ka shkuar në 3554.
Nga totali, 2,316 e personave që kanë humbur jetën janë në Turqi. Ndërkohë, rreth 700 vdiqën në Sirinë e kontrolluar nga rebelët dhe 538 në Sirinë e kontrolluar nga qeveria.
Shërbimet e emergjencave raportuan se 7,340 njerëz ishin shpëtuar deri më tani. Ndërkohë në Siri deri më tani janë raportuar 1,293 viktima, sipas shifrave nga qeveria e Damaskut dhe punonjësit e shpëtimit në rajonin veriperëndimor të kontrolluar nga kryengritësit, citojnë mediat e huaja.
Më shumë se 25,000 njerëz, përfshirë ushtarë turq, po kryejnë aktualisht operacione kërkimi dhe shpëtimi në rajonet e prekura.