Sindi e fton në takim, Riniani bën veprimin e papritur: Nuk të shoh dot si të dashur! (VIDEO)

Javën që lamë pas vajzat e “Për’puthen” nuk mundën që të zgjidhnin publikisht djemtë me të cilin do të dilnin në takim. Megjithatë ato i bën zgjedhjet e tyre në prapaskenë dhe njëra që habiti me preferencën e saj ishte Sindi. Ajo kishte zgjedhur që këtë javë të zhvillonte një takim me Rinianin.

Por takimi mes tyre u zhvendos në studio për 4 minuta. Sindi shprehu hapur pëlqimin për Rinianin, duke thënë se i vijnë shumë këndshëm batutat që ai bën. Mirëpo Riniani nuk pranoi që takimi mes tyre të vazhdonte për 4 minuta të plota, pasi pa u stepur fare tha se nuk ka tërheqje ndaj Sindit.

Ai i tha Sindit se nuk e shikon dot si partneren e tij të ardhshme dhe se ata të dy mund të jenë thjesht dy miq shumë të mirë. Pas fjalëve të Rinianit takimi u mbyll brenda më pak se 3 minuta.

“Unë të vlerësoj shumë si person, por nuk mendoj se unë dhe ti mund të jemi çift jashtë këtij programi. Nuk e di si do e marrësh do e marrësh për keq, apo do vlerësosh sinqeritetin tim, por përveç shakave që i bëj me të gjithë, nuk do të thotë që nuk kanë vlerë batutat, sepse është një pjesë njohje që ti bën përmes një shakaje.

Por jam shumë i sinqertë që nuk të shoh dot si partnere, përveç një miqësie. Nuk besoj që duhen 4 minuta që ta zgjasim. Më fal që jam kaq i drejtpërdrejtë dhe shpresoj që ta vlerësosh sinqeritetin tim”, u shpreh Riniani dhe në fund ata të dy i dhanë duart njëri-tjetrit në shenjë miqësie.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Faqja e vetme zyrtare (@perputhen_tch)