Një 65-vjeçar është gjetur i vdekur. Luigj Marku nga Jubani në zonën e Gurit të Zi në Shkodër ka ndërruar jetë pasi ka rënë në ujë nga ura e fshatit ditën e sotme.
I moshuari ishte nisur për të shitur disa produkte bujqësore në qytet, por teksa udhëtonte me biçikletë ka rënë në kanalin e ujit poshtë urës duke ndërruar jetë.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, ambulanca e zjarrfikëset për të nxjerrë trupin e pajetë dhe për të zbardhur dinamikën e ngjarjes.