Një tjetër tragjedi ka ndodhur në familjen Saliaj nga Vora.
Djali i Kudret Saliajt, i cili u vra nga ish-vjehrri në qershor të 2021-it, u aksidenrua për vdekje mbrëmjen e djeshme, në zonën e Freskut rreth orës 23:30.
Gazetarja Klodian Lala raporton se Enjon Saliaj, 20 vjeç u përplas për vdekje nga një makinë, ndërsa shoferi u largua nga vendi i ngjarjes.
Mësohet se shoferi është larguar dhe ka lënë makinën në vendin e ngjarjes, ndërsa nuk i ka dhënë asnjë ndihmë djalit.
Kujtojmë se vrasja e babait të Enjo Saliajt pranë gjykatës, ndodhi më 4 qershor të 2021-shit. Vrasja e Saliajt erdhi pas shumë debatesh dhe përplasje mes çiftit.
Gjithashtu në burg për bashkëpunim për vrasjen e Kudretit është edhe bashkëshortja e këtij të gundit, Dhurata Saliaj.
Pas arrestimit të Dhurata Saliajt, kujdestarinë e 3 fëmijëve të çiftit e ka marrë xhaxhai i tyre, vëllai i Kudret Saliajt.
Çifti Dhurata e Kudret Saliaj, ishin në proces divorci për shkak se kishin mosmarrëveshje, kur ndodhi krimi i rëndë në muajin qershor të vitit të kaluar.
Si ndodhi vrasja e Kudret Saliajt
Viktima i mbërriti në një lokal pranë gjykatës së Tiranës, ku priste të zhvillohej seanca e radhës për divorcin dhe ndodhej në praninë e avokatit të tij si dhe një punonjëseje sociale.Vjehrri i tij Mexhit Picari pasi e vëzhgoi bashkë me të bijën Dhurata Saliaj, e qëlloi për vdekje dhëndrin, në ngjarje mbeti i plagosur edhe avokati Adriatik Cami.
Prokuroria tha se babë e bijë organizuan në bashkëpunim krimin e rëndë.
/albeu.com/