E rëndë, prindërit braktisin foshnjën në aeroport dhe tentojnë të hipin në avion pa të (VIDEO)

Një foshnjë u braktis në aeroportin e Tel Avivit nga prindërit e tij, të cilët u përpoqën të hipnin në fluturimin e tyre për në Belgjikë pa të.

Autoritetet thanë se prindërit, emrat e të cilëve nuk janë bërë të ditur dhe të dy kishin pasaporta belge, mbërritën në aeroportin Ben Gurion të Tel Avivit të martën me fëmijën e tyre, duke planifikuar të hipnin në një fluturim të Ryanair për në Bruksel.

Zyrtarët thanë se familja mbërriti në Terminalin 1 me vonesë, pasi sporteli i kontrollit ishte i mbyllur dhe prindërit ose nuk ishin në gjendje ose nuk donin të blinin një biletë për fëmijën e tyre.

Më pas çifti la transportuesin me djalin e tyre pranë sportelit të kontrollit, ndërsa ata nxituan në radhë për të hipur në fluturim.

Një video e shkurtër me celularin e regjistruar në aeroport thuhet se tregon një grua që shikon fëmijën në karrocë dhe bërtet në hebraisht: “Ata e lanë këtu, të betohem”.

Stafi i aeroportit vuri re foshnjën e braktisur, e ndoqi çiftin dhe i kërkoi të ktheheshin për djalin e tyre, përpara se të njoftonin sigurimin e aeroportit dhe policinë.

Prindërit u morën në pyetje, ndërsa fluturimin  e humbën.

Menaxheri i Ryanair në aeroport tha për mediat: “Të gjithë punonjësit tanë u tronditën. Asnjëherë nuk jemi përballur me diçka të tillë. Nuk mund ta besonim atë që po shihnim”./albeu.com


Shtuar 2.02.2023 07:46