Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka shkuar në selinë e Partisë Demokratike, ku është takuar me kryedemokratin Sali Berisha. ka shkuar pak minuta më parë në selinë e PD-së.
Nuk dihet ende fokusi i diskutimeve, por ky takim vjen pak ditë pasi Partia e Lirisë dhe PD dorëzuan në KQZ listën me emrat e anëtarëve të Komisionit Zonal të Administrimit Zgjedhor (KZAZ) për zgjedhjet lokale të 14 majit.
Kujtojmë që PL ka deklaruar publikisht se do të mbështesë kandidatët e PD për kryetar bashkie, ndërsa do të garojë me listat e saj për këshillat bashkiakë. /albeu.com