Si rrallëherë mes lotësh, Ema Andrea tregon si e bija e shpëtoi nga vetëvrasja: Ka qenë punë 10 minutash (VIDEO)

Aktorja Ema Andrea është ndalur te një pjesë e vështirë e jetës dhe karrierës së saj, në programin S’e luan Topi, ku ndër të tjera tregoi edhe për momentin kur për fare pak, mendimet e vetëvrasjes mund të ishin kthyer në veprime.

“Psikozë n’4:48’ është një moment shumë i rëndësishëm i imi, jo vetëm sepse u realizua një shfaqje ndryshe, [por sepse ishte] një tekst i cili më ka bërë të gjej shumë veten dhe ndoshta për herë të parë ka qenë një moment shumë i vështirë i vetes sime me veten time…kur unë, mund të merrja edhe vendime fatale për veten. Kjo shfaqje më ka shpëtuar,” u shpreh ajo.

Më tej, ajo shtoi:

“Kjo shfaqje, ardhja e Sarës në dhomë dhe të shkruarit, por kjo shfaqje si të thuash bëri procesimin, sepse mua në atë moment më shpëtoi Sara.”

Ema tregoi edhe arsyet pse po përballej me ato mendime të errëta.

“Isha shumë e mërzitur, e përjashtuar, më dukej vetja e dështuar, e pazonja, që po më shfrytëzonin, që nuk ia dola. Për mua ishte një vetmi e tejskajshme, isha e braktisur, në të gjitha krahët. Dhe nuk ia fal atyre që ma bënë, në sensin që nuk do t’i fus kurrë në zemër dhe në hapësirën time ata njerëz që e kanë rritur atë frustim dhe më kanë shftrytëzuar në momentet e mia të dobëta.”

“Mua më ka shpëtuar ime bijë dhe procesimin e gjatë për me e dasht jetën e ka bërë kjo shfaqje dhe sidomos suksesi i kësaj shfaqjeje në arenën ndërkombëtare,” shtoi më tej.

“Ishte një mendim afër veprimit. Ka qenë punë 10 minutash që do ta kthenin mendimin në veprim. Ishte Sara, që hapi derën, dhe tha ‘Mami, pse nuk po fle?’ E ka dërguar natyrisht një engjëll, diçka më e madhe se unë. Është një moment që të duket sikur do kapësh një dritë tjetër, është shumë i rrezikshëm. Uroj dhe këshilloj që njerëzit t’u rrinë pranë njerëzve të tyre, t’i kuptojnë më mirë, se askush nuk i gjen dot arsyet e vërteta; është zonë shumë e errët, të cilën ne mund ta luftojmë duke mos i lënë njerëzit tanë vetëm.”

 

View this post on Instagram

 

A post shared by S’e Luan Topi (@seluantopi)