Shkëputet nga Antarktida ajbergu i madh sa Londra

Në Antarktidë janë qartësisht të dukshme efektet e ngrohjes globale.

Një ajsberg masiv prej 1550 km katrorësh i quajtur Chasm-1 është shkëputur nga kontinenti i Antarktidës. Studiuesit njoftuan se ajsbergu u shkëput gjatë një batice.

Shkencëtarët kanë vite që vëzhgojnë zgjerimin e çarjeve të mëdha në akujt e Antarktidës.

Formimi i ajsbergëve është një proces natyror, por shkrirja e tyre mund të përshpejtohet nga ngrohja globale. Edhe pse ky incident nuk lidhet drejtpërdrejt me ndryshimet klimatike, efektet e ngrohjes globale janë qartësisht të dukshme në Antarktidë.


Shtuar 29.01.2023 13:57

Tags: