“Çfarë më dallon nga Luizi”, Ilir Shaqiri e thotë hapur: Ky tipar e bën të jetë on top

Koreografi dhe balerini Ilir Shaqiri, ka folur për një nga banorët më të pëlqyer dhe të komentuar të momentit të Big Brother Vip,Luiz Ejllin.

Gjatë një interviste në emision “S’e luan topi”, Iliri është shprehur se dallimi mes tij dhe Luizit, është se ai në “Big Brother” fliste shumë kur i flisnin, ndërsa Luizi flet shumë dhe pa i folur.

Por sipas tij ka një tipar dallues që e bën Luizin të jetë “on top” dhe sipas koreografit është durimi.

“Unë flisja shumë kur më flisnin shumë, kurse ai flet shumë dhe pa i folur shumë.
Ndoshta kjo është diferenca mes meje dhe atij, ama mendoj që ai ka një super durim dhe kjo do ta çojë përpara dhe në një farë mënrye do ta bëjë që të jetë on top
Analizoj gjënë në përgjgihtësi të shtëpisë Sepse ne në çdo gjë të mirë tëkeqe,mna erdhi natyrale, ne nuk u kacafytëm, su masakruam që ditën e parë sepse asnjëri prej nesh nuk pati një parapërgatitje të situatës ose të vetvetes.
Thjesht u sollëm si situata na u përshtat dhe prezantua me njëri-tjetrin. Ishim më të qetë, mendoj se njërëzit kanë ardhur më të parapërgatitur në shtëpi”, është shprehur Iliri.


Shtuar 29.01.2023 13:45