“S’mund të shpëtoja…!” Artan Hoxhës i ndodh ajo që e priste, tani duhet të “japë llogari”

Gazetari ivestigativ Artan Hoxha, mbrëmjen e 20 janarit, pak orë para se të shënonte 12-vjetori i protestës me 4 viktima të 21 janarit, ka nxjerrë audio-regjistrim ku dëgjohet komunikimi nëpërmjet ish-kreut të Gardës së Republikës, Ndrea Prendi me vartësit e tij.

Pas publikimit të këtyre audiove, Prokuroria nisi sot hetimet dhe pas kësaj lëvizjeje nga organi i akuzës ka reaguar Artan Hoxha.

“Thashe une…

Nuk do i shpetoja dot as kesaj radhe, atij vendit ku të pyesin, “si e ka emrin baba, si e ka emrin nena”…

Ore mire beni, po une ketu jam, nuk kam ku te shkoj, vetem pasaporten e Shqiperise kam në xhep…

Po si i behet te merrni ATA larte, dy ish-kryeministrat dhe ish-presidentet, bashke me kryeministrin në detyre, per t’i pyetur, “si e kane emrin e babes dhe si e kane emrin e nenes”????!!!!!!” shkruan Artan Hoxha.

 

Kujtojmë se dy ditë më parë u bënë 12 vite nga protesta e përgjakshme e 21 Janarit në bulevardin “Dëshmorë e Kombit” në Tiranë.

Nisi si një marshim paqësor, por përfundoi me 4 të vrarë. Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj u vranë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” gjatë protestave të opozitës në atë kohë, në 21 janar 2011.

Edhe pse kanë kaluar 12 vite nga ajo ditë familjarët thonë se ende nuk po shohin drejtësi për të afërmit e tyre.

Më 21 janar 2011, opozita e atëhershme, sot në qeveri protestoi para kryeministrisë. Protesta degjeneroi në dhunë dhe përplasje ndërsa nga brenda kryeministrisë u hap zjarr duke sjelle dhe bilancin tragjik./albeu.com


Shtuar 23.01.2023 16:12