Vuçiç informon partinë e tij se do të japë dorëheqjen

Kryetari i Bordit Ekzekutiv të PPS të Vuçiçit, Darko Glishiç, ka raportuar se lideri i partisë dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, në mbledhjen e mbrëmshme të partisë ka njoftuar se do të japë dorëheqje.

I pyetur nëse presidenti Vuçiq ka thënë se do të japë dorëheqje, apo se do të japë dorëheqje në rrethana të caktuara, Glishiç tha se “do të japë.

“Nëse ai jep dorëheqjen dhe qëndron pas saj, mendoj se është gjëja më e keqe që mund t’i ndodhë Serbisë”, ka pretenduar Glishiç.

Sot në orën 11:00 do të mbahet mbledhja e qeverisë serbe, ndërsa me ftesë të kryeministres Ana Bërnabiç, në mbledhje do të marrë pjesë edhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiç.

Vuçiç do të informojë kryeministren Ana Bërnabiç dhe ministrat për bisedimet për Kosovën dhe takimin me “pesëshen” ndërkombëtare, që u mbajt të premten.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç do t’i drejtohet publikut sot në orën 20:00.


Shtuar 23.01.2023 09:25