Pse duhet të hani bajame në mëngjes?

Bajamet duhet t’i përfshini patjetër në dietën tuaj pasi përmbajnë vitamina, minerale, proteina, fibra, yndyrna të shëndetshme, magnez, vitaminë E dhe antioksidantë të tjerë thelbësorë. Këto janë disa nga përfitimet që merrni nga bajamet:

Përmirësojnë tretjen

Bajamet mund ta bëjnë më të lehtë tretjen në stomak gjë që mund të rrisë përthithjen e disa lëndëve ushqyese. Bajamet ndihmojnë në çlirimin e lipazës, një enzimë që ndihmon trupin tuaj të tresë yndyrnat.

Ndihmojnë në humbjen e peshës

Bajamet janë të ulëta në karbohidrate por të larta në proteina dhe fibra, dy lëndë ushqyese që rrisin ndjenjën e ngopjes, duke reduktuar kështu marrjen e përgjithshme të kalorive. Ngrënia e bajameve mund të nxisë metabolizmin tuaj, i cili lidhet me humbje më të mirë të peshës. Bajamet gjithashtu mund të ndihmojnë në humbjen e yndyrës në bark.

Rrisin funksionin e trurit

Bajamet janë të pasura me vitaminë E që është treguar se promovon vigjilencën, ruan kujtesën më gjatë. Prandaj, bajamet shpesh konsiderohen si ‘ushqim i trurit’. Për më tepër, marrja e niveleve të shëndetshme të vitaminës E është lidhur me një rrezik të reduktuar të sëmundjeve të zemrës, kancerit dhe sëmundjes së Alzheimerit.

Ulin nivelet e kolesterolit

Hulumtimet sugjerojnë se ngrënia e një grushti bajamesh çdo ditë mund të zvogëlojë kolesterolin LDL ose ‘të keq’ duke ruajtur kolesterolin HDL ose ‘të mirë’. Bajamet përmbajnë nivele të larta yndyre (yndyra të pangopura). Përmbajtja e magnezit në bajame mund të ndihmojë në kontrollin e presionit të gjakut.

Janë të mira për lëkurën

Nëse doni një lëkurë të shëndetshme, atëherë konsumimi i një grushti bajamesh do t’ju vijë në ndihmë. Antioksidantët, veçanërisht vitamina E, mund të ndihmojnë në reduktimin e shenjave të plakjes dhe mbrojtjen e lëkurës nga dëmtimet e shkaktuara nga radikalet e lira./Albeu.com/


Shtuar 22.01.2023 08:48