Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky mbajti një fjalim në Forumin Ekonomik Botëror në Davos nëpërmjet një videomesazhi.
Në fjalimin e tij, presidenti ukrainas u ndal shumë herë te fitorja e Ukrainës.
“Ukraina do të mbizotëroë”, citohet të ketë thënë Volodymyr Zelensky.
Ai tha se edhe pse vendi i tij nuk e filloi luftën, Ukraina do t’i japë fund asaj.
“Ne do t’i japim fund luftës”, tha Zelensky.
Ukraina do të vazhdojë të jetë stoike të mbajë qendrimin e saj të pamposhturm tah Zelensky, ndërsa bëri me dije se do të vazhdojë t’i bëjë presion botës që të vazhdojë të furnizojë ushtrinë e Ukrainë me armë.
Ai tha se furnizimet e sistemeve të mbrojtjes ajrore duhet të tejkalojnë sulmet ruse, shkruan Sky News.
Ukraina është pajisur me një numër sistemesh të mbrojtjes ajrore Patriot, më i fundit është konfirmuar nga Holanda të martën në mbrëmje.
“Unë mendoj se Rusia tashmë ka fituar një vend në mesin e terroristëve dhe kjo nuk varet më nga lidershipi i tyre,” tha ai.
Zelensky përsëri këmbënguli se Moska duhet “të respektojë integritetin territorial të Ukrainës”.
I pyetur nëse ai shqetësohet për sigurinë e tij, Zelenskyythjesht tha se nuk shqetësohet.
“Nuk jam i shqetësuar për këtë”, tha ai.
Presidenti ukrainas vazhdoi duke thënë se “nuk ka aksidente në kohë lufte” kur u pyet për rrëzimin e helikopterit në rajonin e Kievit.
“Ky nuk është aksident sepse është për shkak të luftës, dhe lufta ka shumë dimensione. Nuk ka aksidente në kohë lufte”.