Dy drejtuesit e komisariatit të Devollit, shefi i komisariatit B.P. dhe shefi i rendit A.B. janë pezulluar nga detyra, pasi akuzohen për shpërdorim detyre.
Dyshohet se kanë lejuar prerjen e paligjshme të pyjeve si edhe transportimin e tyre nga disa shtetas.
Çështja po shqyrtohet në prokurorinë e rrethit gjyqësor Korçë, në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikqyrjes Policore./albeu.com/