U bllokua në mes të detit, fund i mirë për anijen e peshkimit në Vlorë, shpëtohen 3 persona

Foto ilustruese

Një anije peshkimi me emrin “MAKAJ 0624” me 3 persona në bord shpetoi për mrekulli gjatë natës në Vlorë.

Albeu.com mëson se anija kishte mbetur në mes të detit rreth orës 02:00 dhe se nuk mund të lëvizte për shkak të një defekti në motor.

Për pasojë rreth orës 02:50 Kapiteneria e Portit Vlorë mori një njoftim për ndihmë.

Mjeti lundrues ndodhej në veri të derdhjes të lumit Sema. Kapiteneria e Portit Vlorë ka njoftuar QNOD DHE Policinë Kufitare për situatën duke i dhënë ndihmë menjëherë mjetit. Aktualisht mjeti po lundron i asistuar drejt Triportit Vlorë./albeu.com/


Shtuar 12.01.2023 09:03

Tags: