Arsenali ka vazhduar kontratën me Bukayo Saka.
Marrëveshja aktuale me anësorin ishte llogaritur deri në verën e vitit 2023 dhe Arsenal ka aktivizuar opsionin për të vazhduar kontratën edhe për një vit, sipas mediave angleze.
Ndërkaq, palët po diskutojnë edhe për vazhdimin e mëtejshëm të kontratës, me negociatat që po shkojnë mirë mes klubit dhe lojtarit.
Në 16 ndeshje në Premier League këtë sezon, Saka ka shënuar 6 gola dhe ka asistuar 6 të tjerë. /albeu.com