“Ka dy tumore”, Stresi zbulon i përlotur sëmundjen e Kejsit: Mundet të më ndërrojë jetë (VIDEO)

Stresi e ka përmendur vazhdimisht ish-bashkëshorten e tij, Kejsin që prej hyrjes në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosovo”. Ai është shprehur se ajo është e sëmurë, dhe ai e ka brengë këtë gjë.

“Është një vajzë ekstremisht e fortë. 7 vjet më ka mbajtur në shtëpi, me halle, me probleme, me të mira. Po ta them edhe një gjë: I ka dy “tumore”, se po hyjmë tani dhe po flasim për hallet e tjetrit. Tumor edhe një kist i ka të dy, ngjitur njëri-tjetrit. Prandaj unë flas shpesh për të, sepse më ka mbetur një brengë shumë e madhe në shpirt…Mundet të më ndërrojë jetë vajza që s’e kam parë prej 3 vitesh”, u shpreh Stresi, duke krahasuar problemet e vogla të të tjerëve me atë të Kejsit që sipas tij, i përket edhe atij.

“I ka dy vëlla, në kokë, ngjitur”, tha edhe njëherë Stresi i përlotur.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Big Brother VIP Kosova (@bigbrothervipkosova)


Shtuar 29.12.2022 11:56