Lajm i mirë për të gjithë tifozët e Djajve të Kuq. Klubi ka nisur negociatat me PSV për transferimin e Cody Gakpo.
Sipas Mirror, klubi nga Eindhoven është gati të lërë yllin e tij për vetëm 50 milionë euro këtë dimër.
Në Kupën e Botës në Katar, holandezi shënoi tre gola në pesë ndeshje, dhe në turne në nivel klubesh, numrat e tij janë thjesht të mahnitshëm. Pra, në kampionatin holandez, në Europa League dhe në Superkupën e Holandës, Gakpo shënoi 13 gola dhe dha 12 asistime në 20 ndeshje. /G.D albeu.com/