Një ngjarje e rëndë është zbuluar nga autoritetet greke në Athinë. Një grup prej tetë fëmijësh të moshës 15 vjeç kanë përdhunuar shokun e tyre të klasës në grup.
Grupi prej 8 adoleshentesh, për një muaj të tërë, abuzonin dhe përdhunonin bashkëmoshatarin e tyre.
Protothema.gr raporton se adoleshentët regjistronin me kamer momentin e abuzimit dhe përdhunimit, për ta treguar më pas te persona të tretë.
Përdhunimet u kryen në një shtëpi të braktisur në lagjen ku jetonin të miturit.
Pas zbulimit të rastit të rëndë paraditen e së mërkurës, mediat greke raportojnë se oficerët e policisë kanë arrestuar tetë të miturit.
Kontrollet e bëra në shtëpitë e tyre, u zbuluan sasi kanabisi që ata i konsumonin në grup, celularë dhe peshore preçize duke bërë të dyshohet se shfrytëzoheshin për shpërndarjen e drogës.
Ndaj të dhunuarit ka pasur presione të vazhdueshme psikologjike që ajo të mos rrëfente asgjë tek familjarët e saj.